Këshilli Nacional alternativë apo dilemë
Vështrime

Këshilli Nacional alternativë apo dilemë

20.Oct.2014 15:28
0
Dita e zgjedhjeve për Këshilla Nacionale në Serbi po afrohet ku do të marrë pjesë edhe Lugina e Preshevës.

Shkruan: Shefat M. Ademi; 

Po shoh se këto zgjedhje kane marrë vrull nga të gjitha partitë politike qe veprojnë në Preshevë,dhe shtrohet pyetja se sa janë të organizuar  partitë politike për ti dalë në fund kësaj gare.Duke qenë kategorik shumica e popullatës që jetojnë në Luginë tashmë kanë marrë dritën e gjelbërt nga subjektet e tyre politike që te dalin sa më masovikisht në zgjedhje.

Do të doja te potencoja se këshilli në largim me mandat të skaduar,as që u vrejt se ishte ne funksion me mandat katër vjeçar sepse aty gjithçka mori frymë politikisht duke mos qenë në kontakt me qeverinë e Sërbisë që ishte ngarkuar me detyrë për përfaqësuar shqiptarët e jo për interesa partiake.

Tashmë jemi në prag dhe mediat kanë marrë hov për këto zgjedhje sepse nuk do të jenë vetëm dy subjekte që marrin pjesë si në mandatin e kaluar ,tashmë po shihet se në kët garë janë përfshirë të gjitha subjektet politike që veprojnë në Preshevë mirëpo një gjë nuk na gëzon fakti sepse disa parti me vite me rradhe e bojkotuan kët këshill me vetmin pretekst se me politikën e Sërbisë është vështirë për ta lëvruar e leje më të hidhet farë në tokën e saj që dmth se disa nga këto subjekte i bojkotuan.

Partitë e unifikuara në një koalicion tashmë kanë prezentuar platformën e tyre për drejtimin e këtij këshilli duke prezentuar programin e tyre politik,por një gjë duhet ta kemi parasysh kushdo nga partitë politike që arrinë të formojë kët këshill do të donim që të punonin në interesa të qytetarit të zgjidhen njerëzit kompetent nga lëmia që dot udhëheqin në at këshill e mos të lodhemi me propaganda dhe hamendësi se është e kotë të dilet në zgjedhje kur popullata e kësaj treve gjithmone ka qene e diskriminuar nga ky shtet duke mos lejuar të përdoren gjuha, tradita,kombi,përdorimi zyrtarë i gjuhës dhe simbolit e shumë të tjera.

Një gjë duhet ta kemi parasysh se përmes daljes në zgjedhje sa më masovikisht ne do të tregojmë pjekuri politike,dhe se shqiptarët gjithmone e kane dashtë kompromisin,duke i treguar Europës dhe ambasadorëve të akredituar ne Beograd se Shqiptarët edhe pse nuk kanë qenë hakmarrës për asgjë,në fund gjithmonë kanë dalë fitimtarë dhe faqebardhë.

 

Opinionet e autorit janë personale  dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI                  

Gipa, risia e zgjedhjeve
Nën pentagramin e politikës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration