PD, "kontratë" me Malësinë e Bujanocit (foto & video)
Lokale

PD, "kontratë" me Malësinë e Bujanocit (foto & video)

19.Oct.2014 23:59
0

Partia Demokratike (PD) me seli në Bujanoc, të dielën, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) e ka vazhduar në fshatrat e Malësisë së Bujanocit.

Lista “Partia Demokratike – Dr. Sc. Nagip Arifi” gjatë fundjavës ka qëndruar në Malësi ku ka shpalosur programin e saj për qytetarët e vendbanimeve Muhoc, Breznicë, Çarr e Bilinicë.

Para masës së madhe të simpatizantëve të PD-së, kryetari i këtij subjekti politik dhe i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se kemi ardh për kontratë me ju, të cilën do t’ia kthejmë me zhvillim.

“Ne erdhëm të bëjmë një kontratë me ju. Të na ndihmoni që më 26 tetor të marrim shumicën e Këshillit Nacional, për t’ia kthyer ju me zhvillimin dhe përparimin e arsimit shqip, me informim të mirë, me kulturë të mirë dhe duke e mbrojt këtë flamur të cilin e mbrojtën vëllezërit tanë në mes të Beogradit”, u shpreh Arifi, i përcjell me duartrokitje nga të pranishmit.

Edhe përskaj problemeve, siç tha Arifi, të caktimit të vëzhguesve në vendvotime, subjekti i tij vendosi të marr pjesë në to.

“Kemi shumë probleme sa i përket caktimit në vendvotime, sepse ata të cilët morën pjesë në zgjedhje parlamentare po kanë ndikim edhe në Komisionin Republikan Zgjedhor dhe në disa vendvotime na kanë heqë njerëzit, të cilët ndoshta janë më të mirë për ta përcjellë mbarëvajtjen e zhvillimit të votimit”, theksoi Arifi.

Shpend Xhelili nga Breznica, këshilltar në Këshillin Komunal, numëroi arsyet që mbrëmjen e së dielës kishin  ftuar qytetarët e Malësisë në këtë tubim.

“Ka shumë arsye që sonte ju kemi ftuar në këtë fushatë elektorale. Kur e kemi kërkuar votën para jush në zgjedhjet e vitit 2012-të jam i bindur se nuk ju kemi zhgënjyer dhe tani ne kërkojmë votën jo për tjetër kandidatë, jo për të tjerët fshatra, por ne e kërkojmë votën para jush me plotë përgjegjësi për kandidatin tonë të mundshëm, profesorin Tahir Bilalli, i cili, jam i sigurt se do t’i mbrojë interesat e Breznicës, por edhe të malësisë së Bujanocit.”

Kurse nga ana tjetër edhe kandidati nga Breznica për këshilltarë në Kuvendin e KKSH-së, Tahir Bilalli, theksoi rëndësinë e garimit në zgjedhjet për këshilla kombëtare të pakicave.

“Në këto zgjedhje po hymë pasi që Abetaren tonë e cunguan, në vend të flamurit ata e vendosën Fluturën, ndërsa në vend të Shkodrës e vendosën Nishin. Ne si Parti Demokratike në koalicion me Bashkimin Demokratik të Luginës do t’i themi stop këtyre diskriminimeve nga Këshilli Nacional Shqiptar i cili ka qenë vetëm njëpartiak”.

Duke qenë i bindur për fitore, Bilalli lutë qytetarët që më 26 tetor të votojnë Partinë Demokratike, numrin 1.

Edmond Isufi, gjithashtu kandidatë për këshilltarë në Kuvendin e KKSH-së nga fshati Turi i Bujanocit, tha se tani Këshilli po bëhet i rëndësishëm, pasi gjatë mandatit të parë nuk ishte bindës.

“Këshilli Nacional po bëhet i rëndësishëm, se i tillë nuk ishte, personalisht për mua, derisa kjo garniturë udhëhiqej nga një apo dy parti politike dhe nuk ishte pjesëmarrja e të gjitha partive politike shqiptare. Për të pas cilësinë dhe vlerën, këtë Këshill Nacional duhet ta fitojë koalicioni PD-BDL.”

Isufi tha se në këtë Këshillë janë fusha të rëndësishme, të cilat janë vitale për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ndërsa sa i përket ndryshimit të flamurit kombëtar, ai tha se këtë nuk do ta bëjë koalicioni i tij.

“Nuk e kemi guximin ta bëjmë edhe për dëshmorët, tre prej të cilëve i kemi afër nesh. Ky flamur do të valojë”, u shpreh Edmond Isufi.

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Sali Salihu, tha se përveç që dinë se deri më sot ka ekzistuar një Këshillë Nacional, sikurse beson që e dinë edhe qytetarët, nuk di që të ketë punuar ky Këshillë për çështjen e rinisë.

Duke qenë i punësuar në sektorin e zhvillim ekonomik pranë komunës së Bujanocit, Salihu ka thënë se kryetari i Komunës së Bujanocit dhe Partisë Demokratike, Nagip Arifi, përkrahë shumë projekte për rininë.

Ai tha se kryetari këto suksese do t’i ketë edhe pas zgjedhjeve të  26 tetorit, me udhëheqjen e KKSH-së.

Lista “Partia Demokratike – Dr.Sc. Nagip Arifi” fushatën e mbajti në dy qendrat e malësisë, fshatrat Breznicë dhe Muhocë, ndërsa të hënën me fillim në orën 19:00, tubimi me qytetarë do të mbahet në fshatin Nesalcë, ku përveç simpatizantëve nga ky vendbanim, do të marrin pjesë edhe ata nga bashkësia lokale e fshatit Letovicë. /Titulli.com/

Program parazgjedhor 

 
******************************************************************************************************************************************************************************
 
 
 
Për një Këshill Nacional-Shumëdimensional!
Idro Seferi mesazhe paqeje në emisionin më të shikuar serb
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration