Bilall Maliqi rizgjedhet kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve "Feniks" Preshevë
Lokale

Bilall Maliqi rizgjedhet kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve "Feniks" Preshevë

19.Oct.2014 11:01
0

Pas mandatit katër vjeçar, të shtunën është mbajtur Kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së shkrimtarëve “ Feniks” Preshevë.

Kryetari i Kuvendit  Demush Berisha procedoi me rendin e ditës  ku në fokus të kësaj mbledhje ishte  raporti i punës katër vjeçare të kësaj shoqate dhe të kryetarit të saj Bilall Maliqi.

Bilall Maliqi   para  të pranishmëve e lexoi raportin e punës , për të cilën pastaj  u  hap debati  për dhe kundër  këtij raporti të punës. Natyrisht se u diskutua edhe për vështirësitë financiare, vështirësitë  organizative  teknike,  mungesa e  një objekti  për këtë shoqatë, mos mbështetja nga ana  e komunave për këtë shoqatë  dhe probleme të tjera . Megjithatë përkundër  këtyre vështirësive  që e  përcollën edhe punën e kësaj shoqate, ajo  nuk ndalet së vepruari, qoftë duke organizuar orë letrare nëpër shkolla , qoftë duke  mbajtur  përurime librash që botohen nga kjo shoqatë.

U  theksua se këtë vit  u mbajt  edhe Manifestim kulturor- letrar “ Kultura na bashkon” dhe tribunë dhe orë letrare  në shenjë nderimi për poetin Qerim Arifin. Pastaj bashkëpunimi me shoqatat si motra qoftë në:  Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , diasporë. Pas gjithë këtyre elaborimeve, kalohet  në pikën tjetër të rendit të ditës  zgjedhja  e organeve drejtuese  të SH.SH  “ Feniks” Preshevë si vijon: 

Bilall Maliqi, kryetar
Arsim Halili, nënkryetar
Rexhep Abazi, zv. Kryetar

Demush Berisha, kryetar i Kuvendit
Jalldëze Kasumi, zëvendëse e Kryetarit të Kuvendit.

Kryesia

Ismet Bajrami
Jalldëze Kasumi
Qëndresa Jakupi
Selajdin Salijesor

Mejdi Shabani
Halim Hasani

 

Duhet theksuar  proceduara e votimit e zgjedhjes së Kryetarit të Shoqatës  që bë me vota të fshehta, ndërsa organeve të tjera me vota hapura, natyrisht me për, kundër dhe abstenime. Ndërsa kësaj  shoqate i’u bashkëngjitë sot  edhe Prof Xhemaludin Salihu, njëherë  edhe  Kryetar aktual i Shoqatës për trashëgimi kulturore me seli  në Preshevë.

Me  disa çështje   që diskuan anëtarët e  kryesisë në pikën eventuale  u përmbyllën punimet e këtij Kuvendi  zgjedhor.

Situatë e rëndë në Medvegjë, vlerësohet në tubimin PD-së (foto & video)
Adrian Limani nga Presheva merë Medaljen e Artë për fotografi në Austri (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration