Mbi 270 mijë nënshkrime në peticionin që kërkon përsëritjen e ndeshjes Angli-Kolumbi

Nga Redaksia 06.07.2018 11:33

Një peticion që i bën thirrje FIFA-s të shqyrtojë dy vendimet kryesore të gjyqtarit dhe përsëritjen e ndeshjes në humbjen e Kolumbisë në Kupës së Botës ndaj Anglisë ka grumbulluar mbi 270,000 nënshkrime.

Kolumbia u mund 4-3 në penallti nga Anglia pasi ndeshja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1 pas 120 minutave lojë në Moskë.

Anglia kishte hapur rezultatin me një penallti të Harry Kane pasi Carlos Sanchez ndërhyri në zonë ndaj sulmuesit të Tottenhamit

Pikërisht ky gol i shënuar sipas krijuesve të peticionit erdhi nga një penallti, e cila nuk ekzistoi askund.

Vendimet e gjyqtarit u kontestuan shumë edhe gjatë ndeshjes (Getty Images)

Ky ishte një nga dy incidentet, së bashku me golin e anuluar në vazhdime të sulmuesit Carlos Bacca.

Peticioni, i cili po afron më afër objektivit të saj prej 300,000 nënshkrimesh, i bën thirrje FIFA-s të rishikojë vendimet e gjyqtarit.

Sipas tyre ata duhet të rishikojnë vendimet për të “vendosur një precedent për lojë fer, ku mbizotëron një lojë e mirë”.

Ndryshe, Anglia pasi eliminoi Kolumbinë do të takohet me Suedinë në Samara të shtunën për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Telegrafi/

 

 

Nga Redaksia 06.07.2018 11:33
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.