Arsiq: Rregulla të reja për subvencionet bujqësore në komunën e Bujanoc
Lokale

Arsiq: Rregulla të reja për subvencionet bujqësore në komunën e Bujanoc

22.Jun.2018 16:04
0
Në seancën e dhjetë të këshillit komunal të komunës së Bujanocit e udhëhequr nga zëvendës kryetari i komunës Stojanqa Arsiq është aprovuar edhe programi i mbështetjes për zbatimin e politikës bujqësore dhe të politikës së zhvillimit rural për vitin 2018.

Ndryshimet në këtë program janë bërë për të rregulluar planin komunal për bujqësi me atë të qeverisë së republikës së Serbisë si dhe hapja e konkursit për subvencionimin e bujqve, shkruan Titulli.com.

“Konkursi për subvencionimin e bujqëve do të hapet gjat javës së ardhëshme, kurse në konkurs mund të shihen saktësisht se cilat dokumente do të kërkohen, për çka mundet të konkurohet, cilat janë kushtet për të konkuruar” u shpreh Arsiq.

Sipas Arsiqit vlera në të cilën do të subvencionohen bujqit do të përcaktohet në konkurse ku ai shpreson se do të jetë afro 60 përqind.

“Vlera maksimale e përfitimit të subvencionit shpresoj të jetë rreth 60 përqind e jo 80 përqind sa ka qenë vitin e kaluar” shtoi Arsiq./Titulli.com/

Valon Fazliu nga Bujanoci, transferohet te Lugano nga Grasshopperi në Zvicër
A do të jetë Riza Halimi kandidat edhe për një mandat në PVD (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration