Veseli për vizat: Jemi në prag të vendimit të madh

Nga Redaksia.B 13.06.2018 14:14

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, procesin e euro-integrimeve dhe me theks të veçantë, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për të ecur më shpejt në proceset e integrimit evropian, por theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që edhe Bashkimi Evropian të lëvizë përpara në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, veçanërisht lidhur me heqjen e vizave gjatë këtij viti.

“Zonja Fajon është duke bërë një punë jashtëzakonisht pozitive, në mënyrë që liberalizimi i vizave për qytetarët tanë të ndodhë. Analizuam realitetin në të cilin jemi. Jemi pothuajse në fazën përfundimtare. Të gjitha kushtet teknike janë plotësuar. Tani kemi nevojë vetëm për vendimmarrje politike. Jam i sigurt që në fund të këtij viti qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm pa viza në Zonën Shengen. Zonja Fajon gjithashtu më këshilloi se në cilat vende duhet të orientohemi, për t’i bindur ato lidhur me liberalizimin e vizave. Jemi në prag të vendimit të madh”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Edhe raportuesja Fajon, nga ana e saj, shprehu besimin se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë gjatë këtij viti, ngase, siç tha ajo, Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret.

Ajo tha se sapo Komisioni të dalë me raport pozitiv në fund të qershorit, menjëherë në fillim të korrikut do ta fus në agjendën e Komisionit të liberalizimit të vizave çështjen e Kosovës.

“Jam e lumtur që po e takoj kryetarin e Kuvendit të Kosovës, për t’i diskutuar hapat e ardhshëm për liberalizim të vizave. Përkrahja ime është e paekuivoke, sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen”, tha Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën. 

Nga Redaksia.B 13.06.2018 14:14
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.