Kaliumi në trupin tuaj ka rënë drastikisht: gjashtë shenja nuk bën t’i injoroni, zemra është e rrezikuar!

Nga Redaksia.B 17.05.2018 12:23

Është e njohur që kaliumi zbut efektet e natriumit – kjo është vetëm një ndër shkaqet që të mos lejoni që trupit tuaj t’i mungojë ky mineral i rëndësishëm.

Kaliumi është një ndër mineralet më të rëndësishme të domosdoshme për funksionim normal të trupit tuaj, transmeton Telegrafi.

 

Nëse niveli i kaliumit në trupin tuaj është i ulët, funksionet e rëndësishme të organizmit do të ngadalësohen, puna e tyre do të çrregullohet, por do të sulmohet edhe i tërë shëndeti.

Ky mineral është më i rëndësishëm për funksionimin e zemrës dhe të të gjithë muskujve në trup.

Pothuajse 98 për qind e kaliumit gjendet në qeliza, që do të thotë që edhe një ndryshim i vogël i nivelit të tij mund të shkaktojë shpejt dukuri negative në muskuj, nerva dhe zemër.

Këto gjashtë simptoma tregojnë që niveli i kaliumit në trupin tuaj është shumë i ulët:

Kapsllëku

Niveli i ulët i kaliumit lë pasoja në funksionimin e tërë trupit, veç tjerash, edhe në metabolizëm. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngërçe në stomak dhe kapsllëk.

 

Fryrja

Kur në trup mungon kaliumi, organizmi nuk mund të rregullojë nivelin e natriumit, gjë që shkakton fryrjen.

Ngërçet e këmbëve

Kaliumi i takon kategorisë të elektroliteve dhe në qoftë se ne djersitemi shumë, nivelet e elektroliteve peshojnë dhe kjo mund të na japë ngërçe në këmbë. Kështu që banania vërtet ndihmon, por edhe mund të pini një pije sportive me elektrolite.

Presion i lartë i gjakut

Kur nivelet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.

Rrahjet e zemrës

Hulumtime nga “Harvard Medical School” sugjerojnë se në qoftë se nivelet e kaliumit ulen, rrahjet e zemrës mund të bëhen të parregullta. Një test fizik mund të zbulojë nëse çrregullimet e rrahjeve të zemrës vijnë nga ndonjë mangësi në valvulat e zemrës, për shkak të tiroideve, ose nga mangësia e kaliumit në organizëm.

Ligështi apo marramendje

Kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje.

Këta përbërës, janë të pasur me kalium:

1. Banania: është fruti i cili përfaqëson kaliumin. Ajo është burimi natyror më i madh i kaliumit.
2. Frutat tropikale: avokado dhe kokosi janë dy përbërës nga të cilët krijohen parfumet ekzotikë, të cilët kanë sasi të lartë kaliumi.
3. Rrushi: Ky fryt përmban 860 mg kalium në çdo 100 gr.
4. Kajsia: Përveç kaliumit, është një burim i mirë i karrotenit, pararendës i vitaminës A.
5. Patatja: Një patate e mesme, që mund të peshojë rreth 170 gr, mund të përmbajë rreth 900 mg kalium, vlerë, e cila mund t’i jetë ulur për shkak të gatimit.
6. Kungulli: Është një përbërës shumë i mirë, por gjithashtu është i pasur me vitamina dhe antioksidantë.
7. Frutat e thata: Përmbajnë një sasi të madhe kaliumi, sidomos fëstëkët, të cilët nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimet tona pasi gjithashtu luftojnë edhe kolesterolin e keq.
8. Fasulet e zeza: Të pasura me kalium, por edhe me vitamina dhe kripëra minerale.
9. Thjerrëzat: Përveç kaliumit, thjerrëzat janë të shëndetshme, edhe për faktin se kanë përmbajtje të lartë hekuri.

Pra, është e rëndësishme që t’i konsumojmë sa më shpesh këto produkte, në mënyrë që të jemi sa më të shëndetshëm. 

Nga Redaksia.B 17.05.2018 12:23
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.