Hoxhaj: Bashkimi Evropian vendos shumë shpejt për vizat

Nga Redaksia.B 16.05.2018 11:58

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas kthimit nga Brukseli, ka thënë se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë pa viza.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Hoxhaj ka thënë se Kosova është në kilometrin e fundit para se qytetarët të lëvizin pa viza drejtë zonës Schengen.

 

“Në takimet që kam pasur me komisionerët (Johannes) Hahn dhe (Dimitris) Avramopolos si dhe me shumë deputetë të Parlamentit Evropian është konfirmuar nga ana e institucioneve të BE-së se Kosova ka përmbushur plotësisht kushtet për lëvizje të lirë pa viza dhe brenda një kohe të shkurtë bëhet publik qëndrimi i Komisionit Evropian para shteteve anëtare dhe institucioneve tjera të BE-së. Po ashtu brenda një kohe të shkurtër do të përmbyllet vendimmarrja brenda BE-së dhe shteteve anëtare dhe Kosova është në kilometrin e fundit se kur do të udhëtojnë qytetarët e saj pa viza”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Gjatë vizitës në Bruskel, Hoxhaj ka takuar komisionerin Johannes Hahn dhe Dimitris Avramopoulos. Po ashtu ai është takuar edhe me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, raportuesen për viza për Kosovën, Tanja Fajon, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Nga Redaksia.B 16.05.2018 11:58
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.