Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Serbisë-çka më tutje?
Lokale

Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Serbisë-çka më tutje?

22.Jun.2014 21:28
0

Shqiptarët që jetojnë në kuadër të shtetit të Serbisë në tri komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë një mori mekanizmash institucional që të realizojnë të drejtat e tyre individuale dhe kolektive të garantuara me kushtetutën e shtetit serb, por edhe me konventat ndërkombëtare.

Një mekanizim i tillë në këto katër vjetët e fundit është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbinë e jugut. Ky mekanizëm e bazon aktivitetin e vet në katër fusha: arsim, informim, kulturë dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare. Në kohën kur u formua ky Këshill ishte ngritur pluhur i madh nga vet partitë politike shqiptare, pro dhe kundër formimit të tij.  Ndërkohë, Këshilli filloi punën dhe sa ishte efikas në zgjidhjen e problemeve për të cilat thirrej është çështje që përgjigjen mund të na japin vetëm drejtuesit e tij.

Ajo çka qytetarët shqiptar panë gjatë kësaj kohe ishte se rivalitetet në mes subjekteve të shumta politike shqiptare u barten edhe në këtë Këshill i cili krijonte përshtypjen se më shumë merrej me teket, inatet ndërskamcat personale të individëve të caktuar të subjekteve politike se sa me temat për cilët thoshte se kishte kompetenca. Nga goditjet e ndërsjella më së shumti pësoi dhe po pëson arsimi.

Sido që të jetë populli thotë e shkuar e harruar. Përbërjes aktuale të këtij Këshilli po i vjen fundi, me të gjitha gjasat në muajin Tetor, dhe është koha e fundit që këto rivalitete të pushojnë në mes subjekteve politike dhe këtij Këshilli t’ia mundësojnë punën pa pengesa në të ardhmen.

Që ky Këshill të jetë më efikas duhet të ketë përkrahjen e të gjitha subjekteve politike, kurse më së miri do të ishte që në krye të tij të vijnë individ të rinj që kanë vullnet dhe energji për të realizuar misionin e tij, por që nuk kanë qenë pjesë e politikes aktuale 24 vjeçare. Për njohësit e rrethanave aktuale politike të shqiptarëve të Serbisë së jugut, një ide e tillë duket një mision i pamundur duke marr parasysh këta politikan nga e kaluara e tyre në proceset politike dhe urrejtjet patologjike personale me njëri tjetrin në periudhën e pas luftës. Prandaj, për këta politikan është koha e fundit dhe momenti i duhur që të tregojnë pjekuri politike dhe të  realizojnë atë për çka po thirren në këto 24 vjet- se gjithçka po bëjmë për interesa të popullit.

Proceset politike në për të cilat po kalon rajoni ynë shpresojmë se nuk do të i japin shkas disa partive politike të përdorin retorikën pro dhe kundër Këshillit. Me një politik kombëtare të shurdhër të Tiranës zyrtare, si dhe Prishtinës së verbër dhe çalamane ndaj ‘’vëllezërve’’ në Serbi, alternativ tjetër nuk mbetet për një grusht shqiptarësh të pa peshë në proceset politike në Serbi.

Duke u nisur nga kjo subjektet politike nuk do të duhej të thirren më në retoriken e tyre patriotike të Tiranës e Prishtinës zyrtare, që nuk po munden t’i bëjnë vetës çare në proceset e integrimeve evropiane, dhe të na kursejnë nga vizitat private dhe personale të këtyre dy qendrave duke na i prezantuar përmes mediave, se gjithçka po e bëjnë për të mirën e popullit.

Individët e rinj në Këshill le të propozohen dhe vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare, që kanë integritet moral dhe bagazh profesional, apo edhe nga e ashtuquajtura shoqëri civile e që janë të pranueshëm për të gjithë. Ky Këshill pastaj le të ketë ekipet  e veta profesionale që nuk do të ndikohen nga politika ditore dhe le të përfaqësoj shqiptarët e Serbisë në raport me të tjerët në kuadër të mandatit  dhe kompetencave që kanë. Në anën tjetër vetëqeverisja lokale le të bëj punën e saj dhe të mos ngatërrohet në kompetencat e Këshillit. Një harmonizim i hapave në mes Këshillit dhe vetëqeverisjes  lokale vetëm se do të fuqizonte në të ardhmen mekanizmat për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Serbisë.

Shkruan: Fadil Isufi- Bujanoc

Shqetësime në Luginë për ftesa në biseda informative nga policia serbe
Zvicër: Shfaqet premiera "Wer bist du "“ Cili je ti" me regjisorë dhe aktorë nga Lugina (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration