KDNJ: Vrasjet dhe zhdukjet enigmatike shqetësim për shqiptarët e Luginës
Lokale

KDNJ: Vrasjet dhe zhdukjet enigmatike shqetësim për shqiptarët e Luginës

10.Dec.2017 17:06
0
Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, vlerëson se edhe gjatë vitit 2017 nuk ka pasur përmirësime thelbësore të gjendjes të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

"Nuk pati  përmirësim të përfaqësimit të komuniteteve pakicë në organet shtetërore, sidomos të nivelit rajonal dhe republikan, ku ata mbeten skjashmërisht të nënpërfaqësuar, në shpërputhje jo vetëm të standardeve të Bashkimit Evropian, por edhe të vetë Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe legjislacionit përcjellës", thuhet në kumtesën e KDNJ-së/

Sipas KDNJ-së qeveria e Republikës së Serbisë nuk shprehu vullnet politik për ta zgjidhur çështjen e mosnjohjes së diplomave të Kosovës për shtetasit e Republikës së Serbisë dhe mungesa e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë mbetet problem urgjent i pazgjidhur edhe gjatë këtij viti.

KDNJ vlerëson gjithashtu se në sferën e gjyqësorit, nuk pati as iniciativë për ta realizuar të drejtën e kthimit të Gjykatës themelore në Preshevë dhe se asnjë rast i vrasjeve enigmatike ose i zhdukjes së civilëve gjatë njëzetvjeçarit të fundit nuk është zgjidhur në organet e drejtësisë gjatë këtij viti.

"Rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vazhdoi të mbetet i militarizuar me njësi të jashtëzakonshme të forcave speciale të policisë dhe me pjesëtarë të ushtrisë; sidomos pjesa e Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe e brezit kufitar në Medvegjë që e vështirëson  qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe krijon një frymë të pasigurisë në mesin e popullatës vendore", shpjegohet në kumtesën e KDNJ-së.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës ka vlerësuar se për më keq nuk kanë munguar sërish praktikat dhe presionet e thirrjeve në biseda informative, nga ana e organeve policore, kundrejt qytetarëve kryesisht të komuniteteve pakicë./Titulli.com/

23-vjeçari nga Presheva fiton çmimin për fotografi "Gold Medal of Excellence" në Austri
Shkaku i papunësisë, në Preshevë po bie numri i banorëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration