Premiera për fëmijë hap aktivitetin "Java e Nëntorit" në Bujanoc
Lokale

Premiera për fëmijë hap aktivitetin "Java e Nëntorit" në Bujanoc

21.Nov.2017 14:20
0
Me shfaqjen e premierës për fëmijë "Vitaminat" nga teatri i kukullave " Xixëllonjat e Lezhës"në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc u hap organizimi "Java e Nëntorit".

“Nën organizimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Komunës së Bujanocit si dhe Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc filluan kremtimet për festat e nëntorit”,  tha për portalin Titulli.com drejtori i shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili.

Ismaili duke i uruar qytetarët për festat e muajit Nëntor tha se është munduar që publikut të komunës së Bujanocit ti ofrojë aktivitet të ndryshme.

“Duke filluar nga më të vegjlit tanë fëmijët me shfaqjen e mbrëmshme, organizimin sportiv të lojës së shahut dhe me komedinë nga qendra mediave “Peer Gynt” e deri në organizimin final të 28 nëntorit me valle nga shoqëritë kulturore artistike vendore dhe program argëtues”, këto janë aktivitet që kanë organizuar u shpreh Ismaili.

Ai pret që  qytetarët të marrin pjesë në organizimet dhe të festojnë së bashku festat e Nëntorit./Titulli.com/

Zvicër : Shërbime stomatologjike në gjuhën shqipe te Dr. Gazmendi nga Presheva
RTV "Presheva" reagim ndaj organit të përkohshëm: Tendencë e mbylljes së mediumit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration