Kamberi dhe Sinani vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Lokale

Kamberi dhe Sinani vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

21.Nov.2017 13:43
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe ish-kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, i bënë një vizitë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Me atë rast e njoftuan kryetarin e Akademisë, akademik Hivzi Islamin dhe sekretarin e Seksionit të Shkencave Shoqërore, akademik Jusuf Bajraktarin, për rrjedhat shoqërore dhe politike të Luginës dhe problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës, të diskriminuar në vazhdimësi në të gjitha aspektet nga regjimi i Beogradit.

“Ata ngritën disa çështje shqetësuese mosrealizimi i kërkesave politike, ngecja në zhvillim ekonomik e social, shpërnguljen e shqiptarëve dhe tendencat për një valë të fuqishme të paralajmëruar të kolonizimit të Luginës me serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe viset e tjera. Kërkuan një mbështetje në rrafshin shkencor nga Akademia për trajtimin e Luginës dhe pozitën e rëndë të shqiptarëve atje, e cila nuk dallon nga koha e Millosheviqit”, thuhet në njoftimin Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Udhëheqësit e Akademisë e njoftuan delegacionin e Luginës së Preshevës për punën, rezultatet dhe planet e Akademisë, hapjen e saj ndaj institucioneve akademike dhe shkencore-kërkimore në rajon dhe në Evropë.

Përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës i premtuan delegacionit se do ta mbështesin Luginën në planin shkencor, ashtu siç e kanë mbështetur deri tash, me tri botime shkencore, duke u bërë kështu Lugina një nga trevat shqiptare më të hulumtuara e më të studiuara./Titulli.com/

 

Sadiku dhe Mustafa: Procesi i zgjedhjeve lokale do të përcillet në Preshevë
Zvicër : Shërbime stomatologjike në gjuhën shqipe te Dr. Gazmendi nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration