Komuna e Bujanocit me 40 punëtorë më pak, parakusht i Bashkimit Evropian
Lokale

Komuna e Bujanocit me 40 punëtorë më pak, parakusht i Bashkimit Evropian

20.Nov.2017 13:54
0
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar propozim vendimin mbi caktimin e numrit maksimal të punësuarve me kohë të pacaktuar në sistemin e administratës lokale për vitin 2017.

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi tha se kjo është një çështje shumë e ndjeshme ku duhet të zvogëlohet numri i të punësuarve për 40 punëtorë dhe jo vetëm në administratën komunale, shkruan Titulli.com.

“Disa prej punëtorëve të cilët janë afër pensionit i është ofruar kompensim nga komuna. Gjithsejtë 27 punëtorë që janë para pensionit si dhe një program social ku 13 kanë pranuar programin”, theksoi Kamberi.

Sipas Kamberit  nëse vendimi nuk merret me kohë pasojnë edhe dënimet me pasojë financat komunale.

“Kjo vlen vetëm për punëtorët për kohë të pacaktuar dhe jo atyre me kontrata të caktuar dhe se ky është njëri ndër vendimet më të ndjeshme të marra megjithëse është vetëm faza e pare e këtij procesi I cili do të vazhdojë deri në vitin 2020 si njëri ndër parakushtet e Bashkimit Evropian”, u shpreh mes tjerash Kamberi.

Kryeshefi i administratës komunale,  Fadil Haliti duke folur për këtë situatë tha se është numri maksimal i të punësuarve të cilët financohen nga buxheti komunal, këtë vit numri i të punësuarve është 467 punëtorë ndërsa në vitin 2016 ka qenë 507 punëtorë.

“Komuna e Bujanocit ka 174 punëtorë e duhet të ketë 164, Ndërmarrja publike “Komunalia” ka 82 punëtorë e duhet të ketë 85, “Gëzimi ynë” ka 85 duhet të ketë 82, shtëpia e kulturës nga 19 në 15, biblioteka nga 15 në 14 dhe agjensioni turistik nga 8 në 7 punëtorë”, u shpreh Haliti.

Propozimi mbi vendimin e zvogëlimit të numrit të të punësuarve duhet të kaloj për diskutim dhe aprovim në seancën e ardhshme të kuvendi komunal të Bujanocit./Titulli.com/

Një libër monografik për Preshevën
Të drejtat e fëmijëve në Bujanoc me shumë problematika, kërkohet plan institucional (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration