TK hapë konkursin e bursave për nxënësit e Luginës
Lokale

TK hapë konkursin e bursave për nxënësit e Luginës

02.Oct.2014 10:46
0
Trupi Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka hapur konkursin për bursa të nxënësve të shkollave të mesme në territorin e Luginës së Preshevës.

Në faqen zyrtare të TK-së ndër të tjera thuhet se të drejtë aplikimi në këtë konkurs mbi ndarjen e bursave për vitin shkollor 2014/2015 kanë të gjithë nxënësit me vendbanim në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe që zhvillojnë mësimin në shkollat e vendosura në këtë territor, transmeton Titulli.

Përveç kësaj, kusht për të aplikuar për bursë, që do të kenë vlerën 6.000 dinarë në muaj, është që vitin paraprak shkollor ta ketë përfunduar me sukses të shkëlqyeshëm ose së paku me shumë mirë.

Sipas këtij organi shtetëror, për momentin bursat janë siguruar deri në fund të dhjetorit të këtij viti, ndërsa shpresohet se me bursa do të vazhdohet edhe gjatë vitit 2015-të.

Afati për paraqitje në konkurs është 17 tetor 2014-të. Informacione shtesë si dhe formularët për aplikim mund t’i merrni duke klikuar KËTU.

Grupi qytetarë "Nagip Taipi" kërkon përkrahjen e luginasve
Beqiri shpreh shqetësimin e shqiptarëve para mbrojtësit të qytetarëve të Serbisë, Sasha Jankoviq
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration