Edhe një doktor shkence nga Lugina
Lokale

Edhe një doktor shkence nga Lugina

20.Oct.2017 08:38
0
Lugina e Preshevës, nëpër periudha të ndryshme kohore, ka nxjerrë kuadro të larta arsimore, duke u pajisur, madje me grada shkencore profilesh të ndryshme. Këtë arsimim superior, ata, e kanë fituar nëpër qendra Universitare si Tirana, Prishtina, Shkupi, Tetova, Beogradi dhe disa shtete evropiane.

Këta doktorë shkencash me origjinë nga Lugina e Preshevës, shumica prej tyre, jetojnë dhe punojnë në Kosovë, Maqedoni dhe perëndim, por ka dhe të tillë, që e ushtrojnë misionin e tyre edukativo-arsimor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

E njëri nga ta është edhe Baki Rexhepi, i cili këto ditë mori titullin e Doktorit të Shkencave nga sfera e Ekonomisë, drejtimi  Menaxhment dhe Biznes.

Baki Rexhepi, ka lindur në fshatin Depcë të Karadakut të Preshevës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i ka mbaruar në Preshevë, ndërsa studimet universitare në Prishtinë, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Seksioni i Fizikës. Ndërsa në Beograd ka mbaruar Masterin për Ekonomi (Ekonomi Afariste dhe Ndërmarrësi), në vitin 2013. Studimet doktorate, gjithashtu, i vazhdon në Beograd, në drejtimin e Ekonomisë (Menaxhment dhe Biznes), të cilat me sukses i përfundoi në shtator të 2017, në temën “Ndikimi i menaxhmentit në proceset e subjekteve ekonomike bashkëkohore dhe ndikimi në globalizim”.

Baki Rexhepi, që nga viti 1994, punon gazetar fillimisht i RTV "Zëri i Kumanovës" në Kumanovë, për të vazhduar në Redaksinë në gjuhën shqipe të Televizionit Publik të Maqedonisë, në Radio Televizionin e Kosovës, bashkëpunëtor i BBC, seksioni shqip, bashkëpunëtor i disa agjencive te lajmeve, i BIRN-it dhe shumë mediave me karakter rajonal dhe ndërkombëtarë.

Në vitin 2003, themeloi RTV "Spektri" në Bujanoc, mediumi i parë i pavarur që emetonte program në gjuhën shqipe në Serbi, në të cilin deri në vitin 2009 ishte kryeredaktor.

Ka përfunduar disa shkolla te gazetarisë, siç janë "Shkolla Norvegjezo-Daneze", "Raportimi Amerikan", "Shkrimet Angleze", si dhe ka vijuar dhjetëra seminare, që kanë të bëjnë me profesionalizimin gazetaresk. Ndër të tjera ka qëndruar në Den Hagen në Holandë, në ICTY, në kuadër te seminarit të organizuar nga OSBE dhe BIRN i sponsorizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd, lidhur me "Raportimin mbi kriminelët e luftërave dhe krimin e organizuar në përgjithësuesi".

Ka marre disa mirënjohje për punën e vete, është nominuar nga Ambasada e SHBA-ve në Beograd për pjesëmarrje individual i vetmi nga Europa Jugëlindore në Programin IVLP të Departamentit të Shtetit Amerikan. Në SHBA ka qëndruar për rreth një muaj si i ftuar i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Deri me tani ka botuar qindra artikuj gazetaresk, në medie të ndryshme, te cilët kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes se shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka dhëne disa intervista në media të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë pasur efekt pozitiv në sensibilizimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginë.

Shkrimet e Baki Rexhepit, kryesisht pasqyrojnë nivelin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjatë periudhës se luftës se armatosur në mes të forcave serbe të sigurisë dhe ish pjesëtarëve të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës, në vitet 2000-2001, Baki Rexhepi, ka qenë ndër gazetaret e pakët shqiptarë, që kanë raportuar për mediet e ndryshme me qellim të ndikimit për parandalimin dhe përshkallëzimin e kësaj lufte të shkaktuar nga regjimi i Millosheviqit. Disa herë është ndaluar nga forcat serbe të sigurisë, lidhur me punën qe ai benë, në periudha të ndryshme kohore.

Ndërkaq, është themelues dhe kryeredaktor i parë i gazetës së vetme të shkruar në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, “Nacionali”, organ i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Si dhe korrespondenti rregullt i Radio Televizionit të Kosovës nga Lugina e Preshevës, që nga viti 2000.

Është anëtar i disa organizatave për mbrojtjen e gazetareve, siç janë AGPK në Prishtine,  CPJ në New York, etj.

Baki Rexhepi, për pesëmbëdhjetë vite me radhë është profesor i Fizikës dhe punon në Shkollën e Mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.

Që nga viti 2013 është profesor ligjërues në Fakultetin Ekonomik të  Kolegjit Universitarë AAB në Prishtinë. Ka botuar dhjetëra  punime shkencore në gazeta prestigjioze shkencore të rajonit, kryesisht në lëmi të  Menaxhimit, Menaxhimit të Resurseve Humane, Sjellje Organizative, Ndërmarrësi, Menaxhimi Financiar e fusha të tjera.

Është i martuar dhe bashkë me gruan e tre fëmijët, si dhe prindërit e tij, jeton në Preshevë.

Baja e Bujanocit 30 milion dinarë borxh ndaj ndërmarrjes "Komunalia"
Kamberi e Arifi pjesëmarrës në takimin "Miqtë e Jugut" në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration