Debate: Kamberi të kërkojë falje publike, Partia Demokratike largoi shqiptarë nga puna?
Lokale

Debate: Kamberi të kërkojë falje publike, Partia Demokratike largoi shqiptarë nga puna?

18.Oct.2017 16:01
0
Në seancën e pestë të kuvendit komunal të Bujanocit u zhvilluan diskutime dhe debate të nxehta mes këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe të Partisë për Veprim Demokratik.

Këshilltari nga opozita shqiptare, Hajredin Hyda dhe grupi i këshilltarëve të kësaj partie kërkuan që kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ti kërkoj falje pas ofendimit të cilin iu është bërë në seancën e kaluar të kuvendit komunal.

“Kërkojmë që kryetari Kamberi  ti kërkoj falje rreth 5000 mijë anëtarëve të partisë së tij të cilët janë ofenduar nga deklarata e tij i cili e ka quajtur Partinë Demokratike “prostitutë politike”, u shpreh Hyda , shkruan Titulli.com.

Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik tha se sa i  përket kërkim faljes është Hajredin Hyda ai që duhet ti kërkoj falje popullit shqiptar për shkak të largimit të punëtorëve nga puna në bashkëpunim me inspektorët serb ku edhe posedon një dokumentacion për këtë”.

Mustafa theksoi se” këto debate janë shkaku i largimit të punëtorëve shqiptar nga puna bile bile edhe pas vendimit të gjykatës për kthimin e tyre prap ish drejtori i ish ndërmarrjes Direkcioni ka tentuar ti largoj përsëri ata dhe padyshim se kjo quhet prostitute politike”, shkruan Titulli.com.

Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike është shprehur se ai ka dëshmi në të cilën kryetari Kamberi ka ofenduar ata dhe se sipas tij ofendojnë ata që vet janë të pa moralshëm.

Jeton Nexhipi, këshilltar komunal tregoi se si janë trajtuar punëtorët në atë kohë ku “as kafe nuk kanë guxuar të kërkojnë pa ngrohje dhe duke na endur nga një vend në tjetrin” theksoi ai gjatë seancës.

Edhe  këshilltarja Tejhana Latifi tha se ndihet e ofenduar nga ana kryetarit Kamberi,” turp për kryetarin ta përdor këtë fjalë, kërkoj kërkim falje jo vetëm në emrin tim personal por edhe të anëtareve tjera të PD-së”.

Ekrem Xhemaili këshilltarë nga ana e PVD-së gjatë seancës në lidhje me debatin tha se opozita ka për qëllim marrjen e kohës së seancës me debate të tilla.

Xhemaili theksoi se populli e njeh kryetarin Shaip Kamberi sa është i moralshëm dhe nuk është nevoja që para mediave të cenohet morali i askujt e sidomos pa pranin e tij në kuvend.

Gjatë këtyre debateve,  kryetari i komunës së Bujanocit nuk ishte i pranishëm në kuvendin komunal ngase ka pritur ministrin e drejtësisë së Kosovës dhe nuk pati  ndonjë deklarim nga ana e tij rreth kësaj çështje./Titulli.com/

Aprovohet reablansi i buxhetit të komunës së Bujanocit prej 30 milion dinarë
Tahiri: Problemet e Luginës do ti paraqes qeverisë së Kosovës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration