PDSH vazhdon aktivitetin për futjen e zgjedhësve në regjistrin zgjedhorë
Lokale

PDSH vazhdon aktivitetin për futjen e zgjedhësve në regjistrin zgjedhorë

23.Sep.2014 10:11
0
Partia Demokratike Shqiptare pas marrjes së vendimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, tash ka filluar t'i regjistroj simpatizuesit e saj në listën zgjedhore.

Sipas të dhënave që ka ky subjekt politikë në listën e veçantë zgjedhore për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë janë regjistruar afër 5.000 votues shqiptarë nga tw gjitha bashkësitë lokale të komunës së Preshevës.

Burimet e Titullit brenda PDSH-së thonë se kjo parti edhe pse ka marrë iniciativën për regjistrimin e votuesve në listën e veçantë zgjedhore nuk mund të jenë edhe votues të sigurt.

 “Nuk donë të thotë se po të futesh në këtë listë tash kur PDSH është pro pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe ka marrë iniciativën që shqiptarët të futen në listë, që të gjithë të jenë edhe votues të PDSH-së” thotë në kushte anonime anëtari i kryesisë së PDSH-së.

Të gjitha pakicat nacionale kanë afat që deri më 10 tetor të hyn në listën e veçantë zgjedhore me anë të kërkesës, kurse pas kësaj date atëherë kërkesa duhet të bëhet nëpërmjet organeve gjyqësore që është procedurë më e komplikuar.

Në komunën e Preshevës deri më tash vetëm PDSH dhe BDL zyrtarisht janë deklaruar pro pjesëmarrjes në zgjedhjet për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë./Titulli.com/

 

Shiu vërshon disa rrugë në Bujanoc (foto)
PVD: Haliti po shndërrohet në vrastarin e procesit të emancipimit të femrës shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration