Shiu vërshon disa rrugë në Bujanoc (foto)
Lokale

Shiu vërshon disa rrugë në Bujanoc (foto)

23.Sep.2014 09:06
0

Shiu i rrëmbyeshëm i cili gjatë gjithë mbrëmjes ka rënë mbi Luginë ka shkaktuar vërshime në pjesë të ndryshme të këtij rajoni.

Këtë rrebesh të të reshurave atmosferike nuk ka mund ta përballojë as rrjeti i kanalizimit atmosferikë, me ç’rast edhe pjesë të qytetit kanë mbetur të vërshuara.

Në një situatë të vështirë sot në orët e para të mëngjesit janë gjendur drejtuesit e makinave në Bujanoc, në rrugën afër qendrës tregtare në drejtim të parkut të qytetit.

Disa prej ngasësve u detyruan të kthehen për shkak të frikës se veturat e tyre do të pësojnë ndonjë defekt nga hyrja e ujit në motor.

Gjatë kohës sa gazetari i Titulli qëndroi në vendngjarje nuk kishte ekipe për ndërhyrje të ndërmarrjeve kompetente për zhbllokimin e kësaj situate.

Shiu në këtë pjesë përveç që ka mbuluar trasenë e makinave, ai ka kaluar edhe bordurat duke mbërri edhe në trotuar./Titulli.com/

Presheva me "pazar" edhe brenda ndërtesës së administratës komunale! (foto)
PDSH vazhdon aktivitetin për futjen e zgjedhësve në regjistrin zgjedhorë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration