Presheva me "pazar" edhe brenda ndërtesës së administratës komunale! (foto)
Lokale

Presheva me "pazar" edhe brenda ndërtesës së administratës komunale! (foto)

22.Sep.2014 18:41
0
Në ndërtesën e administratës së Komunës së Preshevës qytetarët sot, përveç shërbimeve të zakonshme, kanë mund të gjejnë edhe aparate të ndryshme, kryesisht të amvisërisë.

Sipas raportimit të faqes “Kjo është Presheva Jonë!”, në korridorin e këtij institucioni më të lartë lokal, ku është i vendosur edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, një shitës mobil ka hapur tezgën e përkohshme të tij, duke i ofruar kryesisht të punësuarve në këtë godinë, aparate të amvisërisë.

“Pazari i komunës” ishte raportuar nga qytetarët anonim që në godinës e administratës kishin shkuar për të nxjerrë dokumente, derisa kishin mbetur të habitur me pamjen e rastisur./Titulli.com/

Organizata nga Novi Pazari me projekt edhe në Luginë, të rinjtë më aktiv në këshillat nacionale
Shiu vërshon disa rrugë në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration