Organizata nga Novi Pazari me projekt edhe në Luginë, të rinjtë më aktiv në këshillat nacionale
Lokale

Organizata nga Novi Pazari me projekt edhe në Luginë, të rinjtë më aktiv në këshillat nacionale

22.Sep.2014 09:50
0

Organizata joqeveritare “Urban In“, nga Novi Pazari realizon projektin i cili quhet „Të rinjtë aktiv për këshilla nacionale aktive“.

Qëllimi i këtij projektit është rritja e pjesëmarrjes së rinjve në punën e këshillave kombëtare të pakicave, ndikimi i tyre në marrjen e vendimeve për arsye të rritjes së nivelit dhe kualitetit realizimit të drejtave të pakicave dhe integrimin e tyre në shoqërinë serbe. Projektin e financon UE-ja, ndërsa ai do të realizohet në territorin e Sanxhakut, në komunat Preshevë, Bujanoc  e Medvegjë, Vojvodinë dhe Beograd.

Aktivitetet e projektit janë të ndara në tri grupe. Në grupin e parë janë takimet me pjesëmarrësit e projektit dhe pjesëtarët e këshillave nacional të shqiptarëve, boshnjakëve, hungarezëve, romëve dhe kroatëve, formimi i koalicioneve organizatave të shoqërisë civile, konferencat për gazetarë dhe TV emisionet.

Sipas organizatorëve grupi i dytë përfshin aktivitetet e promovimit të punës së këshillave nacional të shqiptarëve, boshnjakëve, hungarezëve, romëve dhe kroatëve, publikimi i shtojcave mujore në gjuhët e pakicave kombëtare në gazetat ditore dhe promovimi i listave jo partiake të pakicave kombëtare.

Grupi i tretë i aktiviteteve bazohet në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të pesë këshillave nacionale. Grupi i katërt përfshin aktivitetet lidhur me përcjelljen e kampanjës parazgjedhore dhe zgjedhjeve për këshilla nacional të cilat mbahen këtë vit.

Fokus grup për këtë projekt janë të rinjtë aktiv në zyrat për të rinj dhe organizatat e grupet e të rinjve, përfaqësuesit e këshillave nacionale, qeverisjet lokale dhe institucionet tjera relevante në bashkësitë në të cilat projekti realizohet.

Partner i „Urban – In“ –  në këtë projekt është Qendra Beogradase për të Drejtat e Njeriut./Danas/

Marrëveshja po dështon, vetëm gjashtë diploma të luginasve të nostrifikuara
Presheva me "pazar" edhe brenda ndërtesës së administratës komunale! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration