Me temën: "Zhvillimi profesional i mësuesve nga Lugina e Preshevës" , është mbajtur seminari dy ditor në Durrës të Shqipëris
Lokale

Me temën: "Zhvillimi profesional i mësuesve nga Lugina e Preshevës" , është mbajtur seminari dy ditor në Durrës të Shqipëris

27.Mar.2017 11:52
0
Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Bujanocit si dhe deputetit popullor Fatmir Hasani në bashkëpunim me Ministren e arsimit Lindita Nikolla në Shqipëri është mbajtur seminari i parë për "Zhvillimin profesional të mësuesve nga Lugina e Preshevës".

Ligjëratat në këtë seminar kanë qenë të përqëndruara  në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe ate të Historisë në Shqipëri, si dhe rreth planprogrameve dhe teksteve si dhe aplikimit të mesimdhënies e mësimnxënies në Lugin të Preshevës.  Seminari ka qenë mjaft frytëdhënës për mësuesit e Luginës së Presheves kryesisht në aplikimin e metodave të avancuara në mësimdhënies, shprehet  Agim Hasani nga departamenti i arsimit në Komunën e Bujanocit për titulli.com.

Hasani thotë se” të gjithë pjesëmarrësit janë ndarë të kënaqur me zvillimin e seminarit dhe se depertamenti për arsim në komunën e Bujanocit  me këshilltarët e Ministres Nikolla kanë rën dakord për intensifikimin e bisedimeve dhe takimeve për të vazhduar bashkëpunimin  për mbajtjen e seminareve të tjera të këtij lloji mirëpo të lëndëve të tjera”.

Në këtë seminar kan qenë 90 pjesmarrës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i cili është pëcjellur me vëmendje të madhe nga mediumet e Shqipërisë.   

Mustafa përkrah me Bashën në Tiranë, Presheva e harruar nga qeveria shqiptare
Arrestohet i dyshuari nga Bujanoci për vjedhje dhe shitje të narkotikëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration