Mustafa: Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët
Lokale

Mustafa: Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët

27.Mar.2017 08:26
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa thotë se Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët.

Në këndvështrimin e tij, deklaratat për mospjesëmarrje në zgjedhjet e 18 qershorit janë thjesht politike. Mustafa shprehu mbështetjen për protestën e opozitës, ndërsa tha se takimi i kësaj të diele u bë për të tërhequr vëmendjen e politikës për Luginën e Preshevës.

Mustafa: Jemi këtu për të mbështetur demokracinë, sepse këto protesta që zhvillohen në çadër janë jo të dhunshme. Mbase sot kemi arritur që t’i tërhiqet vëmendja kryetarit Basha që në këto zgjedhje që janë në Shqipëri mos të harrohet Lugina e Preshevës.

Gjatë intervistës, Mustafa shprehu shqetësimin se shqiptarëve në Luginën e Preshevës u mohohen të drejtat themelore, ndërsa sipas tij, Serbia po bën përpjekje për të asimiluar shqiptarët.

Mustafa: Kjo sjellje e Serbisë pa dyshim është përpjekje e vazhdueshme për të asimiluar shqiptarët, por aq më shumë u jep forcë shqiptarëve që të këmbëngulin në këto të drejta dhe të identifikohen me flamurin kombëtar siç identifikohen shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e gjithandej. Prandaj, një përpjekje e vazhdueshme e Shqipërisë në këtë fushë duhet të jetë më e intensifikuar në një shkallë më të lartë.

Kryetari i Luginës së Preshevës foli edhe për ndalimin e kreut të AAK, Ramush Haradinaj, duke e cilësuar këtë të fundit si hero të Kosovës, ndërsa deklaroi se duhet hetuar gjenocidi i Serbisë.  

Diplomat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Rama "“ Bashës: Është kry"¦ (FOTO)
Mustafa përkrah me Bashën në Tiranë, Presheva e harruar nga qeveria shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration