Kujdes, shkëmbinjtë rrezikojnë kalimtarët në rrugën e Breznicës (foto)
Lokale

Kujdes, shkëmbinjtë rrezikojnë kalimtarët në rrugën e Breznicës (foto)

19.Sep.2014 22:16
0

Shembja e shkëmbinjve që ka filluar qysh pas ndërtimit të rrugës së Breznicës që ka kushtuar mbi 100 milionë dinarë po vazhdon edhe sot.

Edhe pse ende nuk janë bërë një vit nga përurimi i rrugës Tërnoc – Breznicë me një gjatësi prej mbi 6 kilometra, kjo arterie e rëndësishme e komunës së Bujanocit ka pësuar dëmtime të rënda.

Sikur të mos mjaftojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet e kësaj pranvere, shkëmbinjtë e mëdhenj vazhdojnë të bien në rrugë, duke rrezikuar kalimtarët.

I tillë ishte rasti i cili në redaksinë e portalit informativ Titulli u paraqitë sot nga qytetarët, duke e dëshmuar ate edhe me fotografi në të cilën shihen shkëmbinj masivë të shkëputura nga mali buzë rrugës.

Nga zyrtarët përgjegjës ishte deklaruar se mali shkëmbor do të sigurohet me rrjetë metalike, sidomos në vendet me rrezikshmëri më të lartë, gjë e cila deri më sot nuk është realizuar.

Qytetarët të cilët shfrytëzojnë këtë rrugë duhet të kenë kujdes maksimal, derisa zyrtarët dhe ndërmarrja përgjegjëse duhet të marrin masa në mbrojtje të kalimtarëve derisa nuk ka ndodhur më e keqja.

Rruga Tërnoc – Breznicë, zyrtarisht u lëshua për qarkullim më 23 nëntor të vitit të kaluar./Titulli.com/

Konferencë shkencore në Preshevë
PD bën zyrtare vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration