Valon Fazliu, futbollist  nga Lugina e Preshevës debuton në ligën e parë zvicerane (video)
Lokale

Valon Fazliu, futbollist nga Lugina e Preshevës debuton në ligën e parë zvicerane (video)

21.Feb.2017 23:08
0
Valon Fazliu i lindur dhe rritur në Zvicër por me prejardhje nga Lugina e Preshevës po tregon suksese në futbollin zviceran duke debutuar kohën e fundit me ekipin "Grasshopper Club " të Curihut në ligën e parë profesionale.

Ai i pasionuar për futbollin që nga fëmijëria kaloi nëpër të gjitha grupmoshat në të njëjtin klub që tani është ngritur në nivelin më të lartë, shkruan Titulli.com.

Fazliu , luan në fushën e futbollit me këmbën  preferuar të majtë në pozicionin mesfushorë në sulm dhe mbanë numrin 32.

Ai është shprehur për Titulli.com se është i lumutur për rezultatet që ka arritur deri më tani dhe porosit të rinjtë që të jenë më këmbëngulës në qëllimet e tyre për sport.

Familja e Valon Fazliut është me origjinë nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit, ndërsa prej më shumë se 20 vite familja e tij jeton në Zvicër./Titulli.com/

Bujanoc: Administrata komunale inkuadron 16 punëtorë nga "Drejtorati për Ndërtim"
Bujanoc: "Ekstremizmi fetar i papranueshëm", pjesëmarrja në luftën e Sirisë i ndaluar?(video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration