Në Bujanoc dhe Preshevë shqiptarët po bëhen shtetas të huaj?
Lokale

Në Bujanoc dhe Preshevë shqiptarët po bëhen shtetas të huaj?

19.Feb.2017 16:56
0
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë në bazë të "Ligjit mbi vendbanimin dhe qëndrimin e banorëve" ("Gazeta zyrtare RS", nr.87/11) bënë verifikimin e banimit të përhershëm apo të përkohshëm dhe në këtë mënyrë po pasivizon qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Sipas të dhënave që ka siguruar Titulli.com në komunën e Preshevës dhe Bujanocit gjatë vitit 2013 i është pasivizuar 124 qytetarëve e drejta e vendbanimit, ndërsa në 2014 këtë të drejtë e kanë humbur 132 qytetarë. 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile mendojnë se kjo praktikë nuk është një risi e madhe duke llogaritur që edhe pas 16 vitete pas përfundimit të konfliktit, shqiptarët në këtë rajonë ende janë të diskriminuar në masë të madhe. 

Enkel Rexhepi,  aktivist nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë thotë se ky reagim dëshmon për një intervenim urgjent dhe se ky veprim vjen pas mohimit të së drejtës për t’u kthyer në vatrat e tyre qytetarët shqiptarë që ishin dëbuar gjatë viti 2000/2001, shkruan Titulli.com. 

Drejtori i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë në Preshevë, Gani Rashiti mendon se me këso veprime të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Serbisë për shlyerjen nga librat civil, qytetarëve shqiptarë po i mohohen të drejtat themelore të cilat janë të garantuara me akte ndërkombëtare dhe me ato të mbrendshme. 

“Ne bëjmë apel tek institucionet relevante lokale dhe ato ndërkombëtare që sa më shpejt të ndërmerren masa për ndaljen e këtyre veprimeve nga ana e shtetit të Serbisë”, është shprehur Rashiti.

Kur i pasivizohet vendbanimi shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë  u mohohet e drejta të nxjerrin dokumente personale, shërbimet sociale e mjekësore, shkollimi, e drejta votimit dhe  në këtë mënyrë ata faktikisht bëhen shtetas të huaj, dhe jo shtetas të Serbisë gjë që janë që nga lindja./Titulli.com/

 

Akademia e Shkencave të Kosovës me projekte hulumtuese shkencore për Luginën e Preshevës
Komuna e Bujanocit në vitin 2014 investoi mbi 1 milion euro në infrastrukturën rrugore (statistika)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration