Komuna e Preshevës vazhdon afatin e legalizimeve deri më 31 Mars
Lokale

Komuna e Preshevës vazhdon afatin e legalizimeve deri më 31 Mars

23.Jan.2017 17:27
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka mbajtur takim me kryetarët e bashkësive lokale me të cilët ka biseduar për legalizimin e objekteve pa leje.

Arifi kërkoi një bashkëpunim proaktiv për legalizimin që është i rëndësishëm për gjithë banorët e komunës së Preshevës.

Kryeshefi i Drejtoratit për Urbanizëm në komunën  e Preshevës, Urhan Shaipi është shprehur se qëlimi është që të identifikohet çdo objekt pa leje në mënyrë që pastaj të procedohen lëndët tjera përkatëse.

Ai tha se 31 Marsi është afati i fundit për legalizimin e objekteve pa leje sikur ato të banimit edhe ato ndihmëse.

“Komisionet në bashkëpunim me kryetarët e bashkësive lokale do të evidentojnë objektet në terren dhe do ti njoftojnë qytetartët për procedurat”, ka deklaruar Shaipi./Titulli.com/

Shoqata e Mërgimtarëve të Tërnocit "Jehona" jehoi me orën letrare në Zvicër
Nis "Karvani i Shkrimtarëve të Luginës" në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration