Facebook për një gazetari më të mirë, në fokus bashkëpunimi i ngushtë me mediat

Nga Redaksia 12.01.2017 10:48

Facebook publikoi ditën e sotme masat të reja të cilat do të forcojnë lidhjet mes rrjetit social dhe industrisë mediatike njoftoi rrjeti social.

I njohur ndryshe si Projekti i Gazetarisë, nisma më e re vjen në kuadër të përpjekjeve të kompanisë për të luftuar përmbajtjet e rreme në rrjetin social.

“Qëllimi i Projektit të Gazetarisë së Facebook është që tu ofrojë përdoruesve informacion të cilit mund ti besojnë,” tha drejtorja e produktit pranë rrjetit social Fidji Simo. Vazhdimisht Facebook është shmangur nga të qënurit një kompani mediatike duke e quajtur vetvehten një platformë teknologjike neutrale.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg kishte shprehur frikë ndaj një rrjeti social i cili është arbitër i së vërtetës ndërsa Simo tha se qëllimi i rrjetit social nuk është tu tregojë njerzëve se çfarë duhet të lexojnë.

Gjatë Dhjetorit Facebook tha se do të luftonte përmbajtjet e rreme në bashkëpunim me organizatat e kontrollit të vërtetësisë së informacionit. Pikërisht këtu fillon edhe iniciativa e gazetarisë së Facebook.

Kompanitë e mëdha meditatike në bashkëpunim me Facebook do të përfitojnë qasje në teknologjinë dhe ekspertizën e inxhinierëve të rrjetit social. Së bashku ata do të organizojnë tryeza të rrumbullakëta, hakatonë dhe grupe online.

Disa prej fryteve të këtij bashkëpunimi do të jenë Koleksionet, reklamat që shfaqen në mesin e videove dhe transmetimeve live, një mjet i cili bën të mundur abonimin në faqet e lajmeve nga rrjeti social.

Me Facebook Live, publikuesit mund të caktojnë gazetarët si kontributorë për të transmetuar live pa qenë nevoja të qasen përmes kredencialeve në rrjetin social.

Facebook premtoi promovimin e leximit të lajmeve në mesin e përdoruesve dhe të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë burimet e besueshme të informacionit. (PCWorld Albanian)

 

 

Nga Redaksia 12.01.2017 10:48
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.