"Pushteti lokal në Bujanoc me qasje revanshiste dhe antiligjore"
Lokale

"Pushteti lokal në Bujanoc me qasje revanshiste dhe antiligjore"

15.Sep.2014 19:28
0
Me rastin e paralajmerimit të largimit të sërishëm të shqiptarëvë nga puna reagon PVD e cila gjykon ashpër largimin e sërishëm nga puna të motivuar nga revanshizmi politik.

Me shqetësimin më të madh, kryesia e degës së PVD-së, ka shqyrtuar situatën më të re të cilën po e krijon udhëheqësia komunale në Direkcionin për Ndërtim. 

Vendimin më të ri të drejtorit të kësaj ndërmarrje publike, për largimin nga puna të punëtorëve të cilët vetëm pak ditë më parë të drejtën e vet për marrëdhënie pune e kishin konfirmuar edhe përmes vendimit  të gjykatës, PVD e konsideron arbitrar dhe të dëmshëm јо vetëm për për interesat e punëtorëve, por edhe ato të përgjithshme të shqiptarëve në Bujanoc. 

Krijimi i situatave në të cilat as vendimet e institucioneve gjyqësore nuk krijojnë siguri juridike, apo ato shkelen në mënyrë arbitrare nga funksionarë lokal, krijon pasigurinë  e përgjithshme me pasoja të rënda për shqiptarët e kësaj komunë, vlerëson dega e PVD-së në Bujanoc.

PVD apelon të institucionet e pushtetit lokal në Bujanoc, që të ndërprenë këtë formë të qasjes revanshiste dhe antiligjore, për motive politike, të shkeljes të të drejtave elementare të njeriut, sepse një qasje e këtillë mund të çojë në eskalimin me pasoja të paparashikueshme. 

PVD konsideron se assesi nuk mund të pranohet logjika e këtillë shkatërrimtare e shkeljes drastike të të drejtave më elementare të njeriut dhe që ajo logjikë të heshtet, sepse psojat e revanshizmit tëmotivuar politikisht do ti sjellin pasoja të parashikueshme në raportet ndërshqiptare në Bujanoc.

 

 

 

Takohen drejtuesit e partive, nuk arrijnë të merren vesh
Lugina, rajoni shembullor i metodave moderne të shtypjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration