LPD zgjedhë pjesëmarrjen
Lokale

LPD zgjedhë pjesëmarrjen

14.Sep.2014 20:45
0

 

Pas bërjes zyrtare të vendimit për pjesëmarrjes në zgjedhje të partisë Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) me seli në Preshevë edhe Bujanoci bëhet me partinë e parë, e cila edhe pse jo zyrtarisht, ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhje për Këshillë Kombëtar Shqiptar.

Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e kryetarit Jonuz Musliu në mbledhjen e Kryesisë së këtij subjekti të mbajtur të shtunën në Bujanoc ,pas shqyrtimit të situatës dhe diskutimeve mes anëtarëve të Kryesisë, ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar të cilat do të mbahen më 26 tetor.

Edhe pse LPD ende nuk ka dalë me njoftim zyrtarë, portali informativ Titulli ka arrit që vendimin e marrë të këtij subjekti ta konfirmojë nga vet anëtarët e Kryesisë së kësaj partie shqiptare, pjesëmarrës në mbledhje.

 “Kryesia ka dhënë dritën e gjelbër për të marrë pjesë në zgjedhje, hapat tjera do të merren në vijim”, është shprehur burimi i portalit informativ Titulli.com.

Vlen theksuar se LPD është subjekti i dytë shqiptar në Luginë që në Kryesi të saj ka marrë qëndrim pro pjesëmarrjes në zgjedhje për Këshillë Kombëtar Shqiptar.

Me nëntë shtator Bashkimi Demokratik i Luginës, gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë, vendosi që për herë të parë të jetë pjesëmarrëse në procesin zgjedhor për KKSH./Titulli.com/

Medvegja ndalon shitjen e kafshëve, "gjuha e kaltër" rrezikon përgjysmimin e bagëtive (foto)
Takohen drejtuesit e partive, nuk arrijnë të merren vesh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration