Preshevë: Mbahet manifestim kulturorë kushtuar poetit Qerim Arifi (foto)
Lokale

Preshevë: Mbahet manifestim kulturorë kushtuar poetit Qerim Arifi (foto)

13.Sep.2014 22:22
0
Në sallën e kuvendit komunal të Preshevës është organizuar manifestimi "Kultura na bashkon" në theks të veçantë Tribuna dhe ora letrare për poetin Qerim Arifi.

Manifestimin e shpalli të hapur me një fjalim kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë, shkrimtari Bilall Maliqi, ndërsa tribunën e udhëhoqi Dionesa Ebibi, ndërsa orën e madhe letrare poeti Arsim Halili.

Për veprimtarinë poetike të Qerim Arifit foli poeti, kritiku letrar dhe studiuesi i njohur Prof. dr. Nehas Sopaj, i cili i çmoi lart shkrimet e tij poetike.

Folën dhe evokuan kujtime edhe Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTTK-së me seli në Preshevë, Demush Berisha, Demir Behluli, Nehat Ramizi, Rexhep Abazi, Prof. dr. Avni Presheva, Xhemaludin Rexhepi, Hysen Ibrahimi etj.

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” e nderoi pas vdekjes me mirënjohje anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Qerim Arifin, ku kryetari i Shoqatës ia dorëzoi djalit të Qerim Arifit, Dritëro Arifi.

Gjithashtu gjatë këtij manifestimi përkujtimorë letrar u zhvillua edhe ora  letrare “Qerim Arifi”, ku  lexuan mbi 35 poetë nga vise të ndryshme shqiptare, pati edhe dy poetë nga Vranja.

Organizatorët ndanë edhe katër çmime: Çmimi i parë “Qerim Arifi” iu nda poetes Zejnepe Alili-Rexhepi, çmimi i dytë “Qerim Arifi” , poetit nga Vraja Zikica Dimitrijeviç, çmimi i tretë ‘Qerim Arifi” poetit Hyqmet Hasko dhe çmimi special iu nda poetit Riza Greiçevci./Titulli.com/

 

Bujanoc, 16 ndërmarrje presin pronarët e rinj
E bojkotuan se kishte kompetenca të kufizuara, tani pranojnë KKSH-në e përgjysmuar! (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration