Drilon Hyseni nga Bujanoci i shkruan letër Aleksandër Vuçiq (konfirmimi)
Lokale

Drilon Hyseni nga Bujanoci i shkruan letër Aleksandër Vuçiq (konfirmimi)

04.Dec.2016 17:36
0
Drilon Hyseni nga Bujanoci i shkruan letër të hapur kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke shprehur shqetësimet e tij dhe të bashkëmoshatarëve të tjerë. Ai e ka bërë këtë përmes e-mailit konfirmimin e keni më poshtë.

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT VUÇIÇ

Kryeministër, unë jam një shqiptar nga Lugina e Preshevës, apo siç keni qejf ju ta quani, Serbia Jugore.

Po iu drejtohem, përmes rrjetit social të Facebookut, si një mënyrë shumë e lehtë komunikimi, e nga ku edhe mund t’i merrni të gjitha të dhënat e mia personale, për t’i shfaqur shqetësimet e mia dhe të bashkëmoshatarëve të tjerë. 
Marr shkak nga letrat e shumta që mund t’ju vijnë juve, nga të gjitha shtresat, e edhe nga komuniteti të cilit i përkas, mirëpo në këtë rast s’mund në asnjë mënyrë të ju lavdëroj.

Fillimisht, desha t’ju shqetësoj, me tendencën e papame që keni për të përçarë spektrin politik shqiptarë që funksionon në republikën tuaj. Ia keni arrit qëllimit.

Besoj, letra ndonjëherë do të bie përballë syve tuaj, e shqetësimet e mia do të ta vrasin herë do kurë ndërgjegjen.

E para, nëse pretendoni që Serbinë ta vendosni në korsinë që shpie për në Bashkimin Evropian, deshët apo s’deshët ju, rruga do t’iu bie edhe nga Lugina e Preshevës, andaj vetëm mund ta mashtroni popullin tuaj, duke i premtuar integrime ekonomike e politike, pa zgjedhur njëherë e mirë problemet që na brejnë ne shqiptarëve me vite, shpirtrat edhe zemrat tona, e të cilat do t’ua pamundësojnë ecjen drejt BE-së.

Evropa nuk e do Serbinë me probleme, çfarë i ka ajo me pakicat kombëtare, e posaçërisht me bashkësinë etnike shqiptare, e cila ballafaqohet me një varfëri të skajshme, me një prapambeturi ekonomike, me një papunësi ekstreme dhe me një varg problemesh të natyrës politike, kulturore, arsimore e shëndetësore.

Ju, me siguri, mund të thoni, se ç’mu desh mua t’ju drejtohem Juve personalisht, kur kemi të zgjedhurit tanë në organet komunale dhe shtetërore dhe paguhen mirë për punën që bëjnë, pa harruar korrespodencën e rregullt, nga lartë poshtë e anasjelltas? 
Pa u ndalur në raportet që keni në nivel të strukturave të shtetit me politikanët tanë institucionalë dhe partiakë, ne rinia shqiptare e Luginës së Preshevës, nuk jemi të kënaqur e aspak të lumtur, për ardhmërinë tonë politike.

Aspak nuk më vjen keq ta them se rinia shqiptare, aktualisht, në Luginë të Preshevës, është me shpresa të thyera, pa një vizion të qartë se çfarë mund të ndryshohet në të mirë të një të ardhme me perspektivë, për fatin e saj në udhëkryq.

Për shembull, nëse vazhdohet me injorimin e kërkesave për nostrifikimin e diplomave, punësimin dhe integrimin e rinisë, njërës nga shtyllat kryesore të ardhmërisë së një vendi, nuk di se me çka do të lavdëroheni dhe të krenoheni si kryeministër i një shteti multietnik, për të arriturat demokratike, si parakusht i proceseve integruese evropiane?

Për pak sa nuk harrova t’ju kujtoj, se në rajonin tonë kemi pasur konflikte të armatosura, kur unë dhe bashkëmoshatarët e mi nuk ishim më shumë se 10 vjeç, e akoma na ushtojnë veshët nga krismat e armëve, e shpesh edhe na prishen ëndrrat tona rinore.

Të shqetësuar nga gjendja e tanishme politike në vendin tonë, me drojën se mund të na kthehen në skenë ngjarjet e dikurshme të padëshiruara, me modesti ju kërkojmë, të merrni hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve sipas standardeve evropiane.

Më kujtohet një konstatim i juaji, drejtuar politikanëve të Luginës së Preshevës, kur keni thënë që ata “nuk kanë nevojë të ju duan, por t’ju respektojnë”. Do të ishte i njëjtë ky konstatim edhe për rininë tonë, kundrejt juve, e cila i kryen të gjitha obligimet e qytetarisë ndaj shtetit ku jeton, zhvillohet dhe burrërohet.

Së fundmi, mund të mos e lexoni fare këtë letër e as të jepni ndonjë përgjigje në këtë drejtim, por një ta keni të qartë se zëri i rinisë, nuk do heshtje. Ai do të zgjohet dhe do të trokas në ndërgjegjen e gjithë atyre, që i kanë ngarkuar vetës misionin institucional, e pak angazhohen për zgjidhjen e problemeve, në vendin ku jetojmë.

Kandidati për kryetar të PDSH-së, Sami Salihu konfirmon mos-vazhdimin e mëtutjeshëm të garës
Kryesia e PDSH-së kërkon menjëherë të ndërpritet procesi zgjedhorë brenda partisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration