Universiteti Internacional i Novi Pazarit në Preshevë ka të drejtën për dhënien e diplomave për programet studimor aktive
Lokale

Universiteti Internacional i Novi Pazarit në Preshevë ka të drejtën për dhënien e diplomave për programet studimor aktive

03.Dec.2016 09:50
0
Në Preshevë prej vitit 2014 është themeluar dega e Universitetit Internacional të Novi Pazarit, ku këtë vit është regjistruar edhe gjenerata e 3-të.

Sipas një shkrese me Nr.601-00-03/2016-01/120 të datës 22.11.2016 nga Ministria e arsimit të Republikës së Serbisë, gjegjësish nga ministri aktual Mladen Sharqeviq tregon se statusi i Universitetit të Novi Pazarit është:

"Në bazë të nenit 116 paragrafi 1 dhe 2 të ligjit për arsimim të lartë, deri në pëfundim të procedurës për akreditim institucioni Juaj ka të drejtën për dhënien e dokumenteve publike (Diplomave), ndërsa për programet studimore që i keni aktiv, janë të lejuara", thuhet në vendimin e ministrit.

Diplomat, të cilat janë si dokumente publike në kufijtë e kopetencave tuaja të dhëna prej 2003 e deri në ditën e sotme, janë të dhëna në formë të duhur që nënkupton në përputhëshmëri me ligjin.

Sipas kordinatorit Kujtim Sadriu qytetarët, prindërit, studentë por edhe studentët e ardhëshëm duhet bazuar dhe besuar në dokumentacione zyrtare e jo në thashetheme të rrugëve.

"Gjuha angleze dhe Juridiku kanë kaluar në komisionin për akreditim, por së shpejti do të kalojnë të gjitha programet. Me rëdësi është që diplomat për gjitha programet janë valide teri në përfundim dhe vendim final të komisionit për akreditim. Ashtu sikur ka vërtetuar edhe ministri i arsimit. Me mijëra njerëz ka të punsuar në gjitha institucionet me diploat e këtij universiteti, jo vetëm në Serbi, por edhe në Maqedoni, Mal të Zi e më gjërë", tha Sadriu.

Sipas tij vitin e ardhëshëm Presheva do të bëhet edhe me objekt universitarë, ku vetëm se është duke u përpiluar projekti.

diplomat-e-universitetit-internacional-te-novi-pazarit-jane-valide

 

Klubi i hapur shpall konkurs për tregime të shkurtëra me temë "Të drejtat të fëmijëve"
Kandidati për kryetar të PDSH-së, Sami Salihu konfirmon mos-vazhdimin e mëtutjeshëm të garës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration