Magazini Shqip, programi më i ri në gjuhën shqipe në radio "Novi Sad"
Lokale

Magazini Shqip, programi më i ri në gjuhën shqipe në radio "Novi Sad"

31.Oct.2016 10:05
0
Në Radio "Novi Sad" ka filluar të emetohet program në gjuhën shqipe nga fillimi i muajit Tetor të këtij viti, program që rikthehet pas 20 viteve.

Njoftimin e ka bërë Shoqata Amëza e Shqiptareve në Serbi të cilën e drejton Demë Berisha i cili është shprehur se kjo është arritur me marrëveshje me qeverinë krahinore të Vojvodinës, shkruan Titulli.com. 

“Ju njoftojmë se sipas marrëveshjes në mes të Amzës së Shqiptarëve dhe qeverisë Krahinore në Vojvodinë dhe mirëkuptimit të stafit të RTV “Vojvodina” nga 3 tetor në radio Novi Sad ka filluar të emetohet programi në gjuhën shqipe “Magazini Shqip” çdo të hëne në orën14:15014:45 në frekuencat FM 100Mhz”, thuhet në njoftimin e Demë Berishës.

Ai ka thënë se në territorin e Vojvodinës jetojnë afro 6 mijë shqiptarë.

“Sipas evidencës sonë, ne shkojmë derë më derë tregojnë se në Vojvodinë jetojnë deri në 6 mijë qytetarë shqiptarë . Njerëzit gjatë regjistrimit nuk kanë pas kurajë që në regjistrimin e vitit 2011 të deklarohen shqiptarë”, ka thënë mes tjerash Berisha. 

Berisha theksoi se Amëza e Shqiptarëve në Serbi është një shoqatë  e vetme në gjithë territorin e vendit që merret përveç tjerash edhe me ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare./Titulli.com/

Shfaqja e regjisorit Ekrem Sopi, më e mira në Festivalin e Dibrës.
Paullownia, kultivimi, rëndësia ekonomike, ekologjike dhe mundësia e punësimit në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration