Lirim Jakupi lirohet nga paraburgimi, ish ushtar i UÇK-SË dhe UÇPMB-së
Lokale

Lirim Jakupi lirohet nga paraburgimi, ish ushtar i UÇK-SË dhe UÇPMB-së

22.Oct.2016 23:05
0
Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga paraburgimi ish-luftëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupin, të cilit i ka caktuar masën arrest shtëpiak.

Jakupi ishte i arrestuar në Kosovë që nga janari i vitit 2014, dhe që prej atëherë ishe në paraburgim. Ndërsa kohë më parë Gjykata kishte liruar Jakupin nga tetë pikat e aktakuzës, përfshirë këtu rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh, për të cilat nuk janë vërtetuar provat e aktakuzës.

Avokati Ramë Gashi, ka konfirmuar për Indeksonline se klienti i tij Lirim Jakupi që nga ora 16 e ditës së djeshme është liruar në paraburgim me arrest shtëpiak.

“Po, me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan masa e paraburgimit i caktohet në arrest shtëpiak për dy muaj dhe më pas pritet të ndodhë rigjykimi për një vepër penale. Përndryshe ai ka qenë i akuzuar për shumë vepra penale por nga të gjitha të tjerat është i liruar pasi është vërtetuar se është i pafajshëm në ato akuza vetëm për njërën vazhdon të akuzohet por që nga tani e tutje do të jetë në arrest shtëpiak”, ka thënë Gashi.

Ndërsa akuza për të cilën vazhdon të akuzohet Jakupi, sipas avokatit Gashi, është “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Klienti im është në arrest shtëpiak që nga dita e djeshme, sipas vendimit të cilin unë e kam pranuar përmes adresës elektronike nga Gjykata Themelore në Gjilan”, ka përfunduar Gashi. /Indeksonline/

Përfaqësues nga Bujanoci dhe Presheva, takim me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë
Kapia, pikëkalimi mes Kamenicës dhe Medvegjës hapet shpejt (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration