Përfaqësues nga Bujanoci dhe Presheva, takim me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë
Lokale

Përfaqësues nga Bujanoci dhe Presheva, takim me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë

21.Oct.2016 20:48
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe nënkryetari i komunës së Preshevës, Xhelal Memeti të shoqëruar nga Belgzim Kamberi dhe Rahim Salihi qëndruan në selinë Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prishtinë dhe u pritën nga kryetari i Visa Ymeri.

“Bashkë diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, të cilëve, të përndjekur e të diskriminuar nga Serbia, e të shpërfillur nga Prishtina e Tirana, për çdo herë e më shumë po u shkelen të drejtat, po u përkeqësohet e vështirësohet jeta. Shqiptarët që jetojnë historikisht në këto 3 komuna janë një ndër bashkësitë më të diskriminuara e më të rrezikuara të Evropës. Ky rrezik dhe diskriminim vjen nga Serbia e cila pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ndërkohë që aplikon praktika represive karshi shqiptarëve”, ka shkruar Visa Ymeri në profilin e tij në facebook.

Sipas tij institucionet publike të shqiptarëve në Tiranë e Prishtinë duhet urgjentisht ta ngenë zërin dhe ta luftojnë këtë diskriminim e përndjekje ndaj shqiptarëve.

“Është e papranueshme që Serbia të mos kushtëzohet deri sa ajo të mos e ndryshojë politikën e saj shtypëse karshi shqiptarëve, e hegjemoniste karshi shteteve të rajonit. Bashkëpunimi, afrimi e miqësimi me Vuçiqin nuk është i ndarë prej të kaluarës së tij kriminale e së tashmes së tij shtypëse. Në rrethanat aktuale, kur heshtet karshi qeverisjes së Vuçiqit, bashkëpunimi me të rrezikon të shndërrohet në legjitimim të shtypjes”, thuhet më tej në deklaratën e kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Visar Ymeri.

Ai është shprehur se politika e Tiranës dhe e Prishtinës, e bashkërenduar, duhet ta ketë në fokus mirëqenien, barazinë, e të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit./Titulli.com/

Arifi: Do të vijë koha kur Serbia vetë do ta kthejë lapidarin
Lirim Jakupi lirohet nga paraburgimi, ish ushtar i UÇK-SË dhe UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration