Është hapur ekspozita e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Lokale

Është hapur ekspozita e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"

01.Oct.2016 15:51
0
Në Levosojë të Bujanocit, është hapur ekspozita e dytë e kafshëve të racës simentale, "Bujanoci 2016".

Nën organizimin e Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc dhe nën spozorimin e komunës së Bujanocit, në fshatin Levosojë, ka filluar ekspozita e kafshëve simentale, “Bujanoci 2016”.

Në fjalin hyrëse, drejtori i Stacionit të Veterinarisë, Miodrag Milkoviq, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se ky është viti i dytë me rradhë që po organizohet një ekspozitë e tillë.

“Sigurisht që pa punën e këtyre blegëtorëve, as ne nuk kishim mund të organizojmë një ekspozitë të kafshëve simentale. Por gjithashtu edhe pa ndihmën e komunës, do të kish qenë e pamundur të vetfinancojmë” – deklaroi Milkoviq.
Ndërsa, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në hapje të ekspozitës, ripërsëriti se komuna e Bujanocit do t’a rris buxhetin për bujqësi.

“Jemi këtu që do t’a ndihmojmë njëri-tjetrin. Do të trokasim në çdo derë, ashtu që t’a rrisim standardin e blegtorëve tanë” – tha Kamberi.

“Gjithashtu pres ndihmën e deputetëve nga Bujanoci, që t’iu ndihmohet këtyre blegëtore. Ju premtoi, se buxheti për bujqësi, për vitin 2017, do të dyfyshohet” – përfundoi Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit.

Gjatë ekspozitës së sivjetëm, garojnë 79 lopë simentale, 13 dhenë dhe 3 dhi, dhe ky është viti i dytë që po organizohet ekspozita e kafshëve simentale në komunë të Bujanocit./A.Islami/Titulli.com/

Kultivimi i drurit mbretërorë në Preshevë, fitimprurës dhe me energji të madhe të djegies (Video)
Lopa e Nexhmedin Idrizit, fituese e çmimit kryesor në ekspozitën e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration