Gjilan: Fillon konferenca e kryetarëve të 17 komunave për bashkëpunim rajonal evropian, Bujanoci pjesë e saj
Lokale

Gjilan: Fillon konferenca e kryetarëve të 17 komunave për bashkëpunim rajonal evropian, Bujanoci pjesë e saj

28.Sep.2016 14:47
0
Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur sot konferenca e kryetarëve të Komunave për Bashkëpunim Rajonal Europian, në të cilën po pjesë 17 komuna të mikroregjionit evropian nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Bullgaria.

Në hapjen e kësaj konference, kryetari Haziri tha se e ka marrë këtë nismë me qëllim të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët rajonal drejtë synimit dhe përgatitjes për intergrime europiane.

“Qëllimi kësaj konference është bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët rajonal drejtë synimit dhe përgatitjes për intergrime europiane. Dua të theksoj se kontribut në bashkorganizim ka dhënë edhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Integrimeve Europiane. Funksionalizimi i mikroregjionit tonë, përvec fushës së arsimit, shëndetësisë etj., do të ndikojë në përmirësimin edhe të inrastrukturës sonë rrugore dhe hapjen e pikave të reja kufitare për qarkullimin e njerëzve”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se zhvillimi i një komune të këtij mikroregjioni e gëzon secilën nga 17 komunat të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi europian të Ballkanit Perëndimor dhe si të tillë do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të sinqertë, në mënyrë që t’i arrijmë qëllimet tona konkrete. Zhvillimi i një komune të këtij mikroregjioni, e gëzon secilën nga 17 komunat të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur kryetari i Gjilanit.

Konferenca po i vazhdon punimet, ndërkaq gjatë ditës do të dilet me konkluzionet të përbashkëta./2L ONLINE/

Organizohet festival i folklorit ballkanik në Bujanoc
"Zëri i Luginës" do të prezantohet në qytetin e Ismail Kadaresë, Gjirokastër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration