Organizohet festival i folklorit ballkanik në Bujanoc
Lokale

Organizohet festival i folklorit ballkanik në Bujanoc

28.Sep.2016 10:43
0
Në Bujanoc do të mbahet festivali i folklorit ballkanik "Jehona" me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Turqia.

Organizator i këtij festivali është shoqëria kulturoro artistike “Jehona: nga Tërnoci ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në shtëpinë e kulturës në Bujanoc më datë 1 dhe 2 Tetor, shkruan Titulli.com.

“Ky është festivali i parë ballkanik që organizohet në Bujanoc dhe shpresojmë edhe në të ardhmen të bëhen organizime të këtilla. I ftojmë qytetarët e komunës së Bujanocit që të marrin pjesë në këtë aktivitet të pasur më një program kulturor”, është thënë në njoftimin e organizatorit.

Programi  përfshinë parakalimin në qytetin e Bujanocit, fshatin Tërnoc ndërsa përmbyllja do të mbahet në objektin e shtëpisë së kulturës në Bujanoc.

Ky festival mbështetet nga komuna e Bujanocit, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe Ministria e Kulturës së Serbisë./Titulli.com/

Ekskluzive: Deklarata dhe rekomandimet e BE-se ndaj Serbisë, çka thuhet për pakicat?
Gjilan: Fillon konferenca e kryetarëve të 17 komunave për bashkëpunim rajonal evropian, Bujanoci pjesë e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration