Ekskluzive: Deklarata dhe rekomandimet e BE-se ndaj Serbisë, çka thuhet për pakicat?
Lokale

Ekskluzive: Deklarata dhe rekomandimet e BE-se ndaj Serbisë, çka thuhet për pakicat?

27.Sep.2016 22:05
0
Në takimin e e 22 dhe 23 shtatorit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian janë diskutuar të arriturat dhe rekomandimet për procesin e Stabilizim Asocimit.

Ky ishte takimi i 5-të mes komisioneve parlamentare i udhëhequr nga Eduard Kukan përfaqësues nga parlamenti evropian dhe Vladimir Orliq nga kuvendi i Serbisë.

Sipas dokumentit që ka siguruar Portali Informativ Titulli.com bisedat janë orientuar në fushën e zhvillimit ekonomik, reformat e gjyqësorit, të drejtat elementare dhe liritë duke përfshi edhe lirinë e medias, dialogu i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës, politikat e jashtme të sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimi dhe prezantimi i raportit të nga Gjykata Evropiane rreth shfrytëzimit të IPA fondeve në Serbi.

Dokumenti i njëjtë për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës vlerëson se marrëdhëniet janë kusht i rëndësishëm për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe ftohet të dyja palët për implementimin e marrëveshjeve të arrituar përmes dialogut, shkruan Titulli.com.

Raporti i BE-së ka përshëndetur faktin se Serbia ka një kornizë adekuate ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirinë elementare dhe ka ftuar palët që të parandalojnë ndonjë sulm mbi bordet a apo grupet punuese të pakicave.

Dokumenti i i siguruar nga Titulli.com vë në dukje rolin e rëndësishëm të bordeve publike shtetërore, autoriteteve, institucioneve duke përfshi avokatin e popullit dhe rëndësinë e raportit dhe rekomandimeve të tij që flasin për implementimin e standardeve të larta rreth shqetësimeve të pakicave në të gjithë Serbinë.

Rekomandimi i BE-së flet gjithashtu edhe për planin aksional për pakicat në Serbi dhe ftohen institucionet shtetërore për implementim, kryesisht në fushën e edukimit, përfaqësimit adekuatë, përdorimit të gjuhës dhe statusit të këshillave kombëtare për pakicat.

Në raport shtjellohen edhe çështja e lirisë së medias, mbi shfrytëzimin e IPA fondeve, kapitulli 23 dhe 24 dhe fusha tjera që përfshinë në procesin e stabilizim asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë./Titulli.com/

Kamberi po realizon takime në Vjenë të Austrisë, presin ndihmën e Evropës
Organizohet festival i folklorit ballkanik në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration