Ekspozita e lopëve simentale organizohet edhe këtë vit në Bujanoc
Lokale

Ekspozita e lopëve simentale organizohet edhe këtë vit në Bujanoc

20.Sep.2016 11:55
0
Komuna e Bujanocit edhe këtë vit organizon ekspozitën e lopëve të racës simentale "Bujanoci 2016".

Ekspozita do të mbahet në fshatin Levosovë të komunës së Bujanocit më 1 Tetor me fillim nga ora 12:00 dhe ftohen të gjithë blegtorët të prezantojnë lopët e tyre.

Organizator është komuna e Bujanocit në bashkëpunim me stacionin e veterinarisë në Bujanoc, ndërsa në vitin e kaluar kishin marrë pjesë në ekspozitën e këtillë 72 lopë nga 62 pronarë.

Vlen theksuar se në ekspozitën e Parë Republikane të bagëtive të mëdha , të zhvilluar më 3 tetor tw vitit 2015 në Krushevc, demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi është zgjedhur në rrethin e 15 më të mirëve./Titulli.com/

Në Bujanoc hapet zyra e deputetit popullor, Fatmir Hasani (video)
Arrijnë 12 haxhilerët e parë në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration