Shefket Jakupi, përgatit tekste në gjuhën shqipe për shkollat e mesme në Bujanoc e Preshevë, dorëzon kërkesë Këshillit Kombëtar Shqiptar (dokument)
Lokale

Shefket Jakupi, përgatit tekste në gjuhën shqipe për shkollat e mesme në Bujanoc e Preshevë, dorëzon kërkesë Këshillit Kombëtar Shqiptar (dokument)

24.Aug.2016 13:25
0
Shefket Jakupi, profesorë në shkollën e Mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc dhe njëherit profesorë universitarë në Prishtinë ka bërë një kërkesë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc për financimin e disa teksteve në gjuhën shqipe për drejtimin e ekonomisë, shkruan Titulli.com.

Jakupi, autor i teksteve të propozuara ka kërkuar nga KKSH financimin e teksteve shkollore për shkollën e mesme drejtimi i ekonomisë edhe atë për shkollën e mesme në Bujanoc - pesë tituj, në sasi  150 copë nga 500 din = 75,000.00 din dhe për shkollën e mesme në Preshevë katër tituj, në sasi 120 copë x 500 din = 60.000 din.

Shefket Jakupi në deklaratë për Titulli.com ka thënë se tekstet e propozuar janë të punuar në gjuhën sipas planprogramit të Republikës së Serbisë dhe se janë adekuate për nxënësit e shkollave të mesme të drejtimit përkatës.

 

Ai është shprehur se tekste e sponsorizuara nga Këshilli Kombëtar Shqiptar do t’ju jepen falas nxënësve të këtyre dy shkollave.

Bujanoc: Viti i parë – drejtimi i ekonomisë:Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e parë – Bazat e kontabilitetit për fillestar), Viti i tretë– drejtimi i ekonomisë: Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e tretë – Kontabiliteti për ndërmarrjet tregtare), Viti i katërt – drejtimi i ekonomisë:Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e katërt – Kontabiliteti për ndërmarrjet prodhuese, 30 copë, Kontabiliteti për vitin e katërt – Kontabiliteti për ndërmarrjet financiare dhe shfrytëzuesve buxhetor, 30 copë, Revizioni për vitin e katërt).

Preshevë: Viti i parë – drejtimi i ekonomisë,Profili: Teknik i ekonomisë (30 copë, Kontabiliteti për vitin e parë – Bazat e kontabilitetit për fillestar), Viti i dytë – drejtimi i ekonomisë, Profili: Teknik i ekonomisë (30 copë, Kontabiliteti për vitin e dytë – Kontabiliteti me bilance), Viti i tretë – drejtimi i ekonomisë: Profili: Teknik i ekonomisë (30 copë, Kontabiliteti për vitin e tretë – Kontabiliteti për ndërmarrjet prodhuese), Viti i katërt – drejtimi i ekonomisë:Profili administratorë financiar (30 copë, Kontabiliteti për vitin e katërt – Kontabiliteti për ndërmarrjet tregtare dhe bankat).

Autori Shefket Jakupi pret përgjigjen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe se tekstet mundë të futen në përdorim nga fillimi i vitit shkollorë në muajin Shtator./Titulli.com/

 

A duhet të fillojë mësimi në Luginën e Preshevës me 1 shtator, apo duhet protestuar ?!
Zona e Bujanocit dhe Preshevës e rrezikuar nga copat e minava, qytetarët të kenë kujdesǃ
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration