Mos të luhet me nxënësit dhe tesktet në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës?
Lokale

Mos të luhet me nxënësit dhe tesktet në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës?

11.Aug.2016 10:15
0
Nënshkrimi i Marrëveshjes për tekstet mësimore të shkollave fillore në Luginë të Preshevë, ashtu u vërtetova nga lista e dhënë të teksteve në memorandum, u bë me iniciativën e z.Shqiprim Arifit, kryetar i komunës së Preshevës, të cilën e nënshkruan Përfaqsuesi i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë dhe kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve me seli në Bujanoc, Jonuz Musliut.

Shkruar nga: Xhemaledion Salihu-Prehevë;

Kjo Marrëveshje e nënshkruar planifikon sigurimin e teksteve mësimore të shkollave fillore në gjuhën shqipe të Luginës së Preshevës, për ato tekste mësimore që janë dhënë në regjistër. Poashtu në këtë Marrëveshje janë dhënë afatet dhe obligimet e palëve nënshkruese.

Me sa më kujtohet, një iniciativë e tillë ashtë marrë edhe më herët, mirëpo klasa politike e Luginës së preshevës nuk ka pasur qëndrim unik lidhur me këtë çështje, sepse secila nga partitë politike preferonin dhe propozonin zgjidhjen ndryshe të sigurimit të teksteve mësimore për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.

Kështu filluan lojërat me nxënësit dhe me tekstet mësimore për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.
Derisa , njëra parti politike u angazhua për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe me anën e përkthimeve të teksteve nga serbishtja dhe të hartimeve të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, por kuptohet të dala nga programi mësimor i hartuar në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Serbisë.

Mirëpo, partia tjetër politike kishte tjetër qëndrim dhe u angazhua për tekste mësimore të huazuara nga Kosova , gjegjësisht nga Tirana.

Apeloj që mundësisht dy qeverisjet lokale në Luginë të Preshevës, por edhe partitë politike shqiptare në opozitë t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të dalin me qëndrime unike, për hir të nxënësve shqiptar të shkollave fillore, por edhe të mesme në Luginë të Preshevës, si dhe mos të ndodhin shumë shpesh eksperimentime të pa nevojshme lidhur me sigurimin e teksteve mësimore në shkollat shqipe.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

 
Haziri: Gjilani kryeqendër e mikroregjionit Evropian në Ballkanin Perëndimor
Një teskt për skandalin e librave shkollorë shqip në Luginë të Preshevës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration