"1 Shtatori, Another Shit in The Wall "
Vështrime

"1 Shtatori, Another Shit in The Wall "

01.Sep.2014 08:38
0

Hey! Beaches ! Leave them kids alone! !

Shkruan: Valon Arifi

Sot,1 Shtatori i 2014,më shumë se kurdo, e për këdo ,kujtohet nga ata që ,për herë të par nisin rrugëtimin e tyre,jashtë shtëpisë. Ata,që për herë të parë mësyjn shkollavë, ata që mezi pritën të rritën e tu bashkohen fqiut që filloi më herët. Bashkë më prindërit, që qahen e ankohen qdo ditë ,për arsimin, për gjendjen sociale, ekonomike,për nepotizmin në shkollë e komunë, për djalin e madh qe morri master e punon kamarier, ata që shfryen kafeve  për qdo gjë që u bije në mend. Po,po, ata që kur të shohin në rrugë , fyejn kryetar e deputet,mjek e profesor, ata  bashkë më fëmijët e tyre,të cilët ditën e parë të shkollës, e kujtojn  gjatë gjithë jetës, do jenë në oborrët e shkollave ,duke u bërë  tok me ata që për dy dekada thërasin librin,që nuk vjen , thërrasin flamurin që nuk erdhi ,thërrasin lirinë,që  se deshtën kurr.   Fëmijët,të vetmin faj që kane,fatin, që lindën në ktë vënd.

Bashkë në protesta !

 Skemi libra,na thot një ndër “liderët” e vendit tim, që në fakt, libri tek ai gjindet në sirtarin e mbuluar nga pluhuri  shtatorit kaluar,se ndryshe në dorë, ka kohë,për të mos thënë se si bijë kurr. Sa e vështirë,të flet për librin,po ai që libër s’lexoka kurr. Liderët e mi,që si zgjodha unë,kanë  plotë njëzet vite ,që vetë viktimizohen për të mbijetuar kolltuqet e tyre,dhe në ktë pikë,nuk provoj tu them ndonjë fjalë. Ua ka thënë e gjithë bota,mua as nuk më lexojn. Dhe , s'më mbetet tjetër veq ti kujtoj, se ti ndryshoj as nuk provoj, e as nuk mundem. Dhe  nësë më duhet do ti kujtoj përher. Këta,udhëheqësit e mi, bërësit e shqiptarisë në qofshen e Sërbisë.  Do ti kujtoj vitet që mi morrën në kërkim të asgjëje.  - Njëzet vite,quhen sukses,kur pas gjithë asaj sakrifice e përpjekje historike, jo vetëm për rajonin, po gjithë kombin, ata sollën “Abetaren”. Shyqyr që i kemi, mbase kur ti mbushi të të pesëdhjetat,do vije edhe flamuri,natyrshëm do e pres dhe ktë ditë.Sa me fat  jam !

                                                          * * *

  Por,për më keq, ajo që nuk arrij ta kuptoj e as ta  pranoj, e as skam për ta pranuar ndonjëherë mbetet, fakti që një më i ri në moshë, pa fijën e ndërgjegjies, shfletoka filozofin në google, dhe thërriste për protestë ndaj diskriminimit që qeveritarët serb na bëkan ne. Duke harruar,në fakt se po këta janë bashkë qeveritarët diskriminues e shkatërues të gjuhës,e arsimit shqip e sërbisht  këtu.  Këtë të fundit,e pranoj,po jo më shumë se që mundë ta pranoj se pikërisht ai, dhe bashkmoshatarët e mij si ai,konfrencave ,bashkë me liderët e tyre,duke kërkuar tu bashkohemi në  “kontributin” e tyre besnik , vazhdojn  rrënimin e  qdo gjëje që dikur kishte ky vend.   – Kontributin besnik,servile e nënshtruese,që veq një I ri s’duhet ta pranoj.  Të kesh emër e mbiemër të njejtë,nuk nënkupton të jesh I njejtë. … Just , another shit in the Wall !

 Ndryshe nga protesta apo karnevali ,si të duani quajeni, une ngelem duke provuar ti uroj nxënësve të të gjitha shkollave, shqipe e sërbe,frenge a italiane, fshati e qyteti ,sukses për të ardhmen,duke shpresuar të mos e kenë politikën më,  as brenda oborreve të tyre.Si këtë shtator,nxënësit e vendit tim.

 Ta gëzoni  ditën e parë të shkollës ju vajzat dhe djemtë me lphone, e Samung,me babin deputet e kryetar,me mamin drejtoresh,me klasat dhe shtëpitë e ngrohta,ju që e meritoni edhe 1 edhe 5.Ju që ,babi u mban në kolegj,e privat, ju që protestat i shihni nga jasht. Ju që vini, nga Prishtina e Tirana, Beogradi e Nishi, ju nga Turija e Presheva, gëzuar.  Ju vajzat dhe djemtë romë,serb e shqipëtar të fshatrave dhe lagjeve e të varfëra të Bujanocit.Ju që gjatë verës u lodhët me punë bujqësie, që zgjoheni kur dielli bje në gjum dhe flini kur hëna ju sheh nga lart. Ju fytyra tjetër e shoqërisë së këtij vendi. Ju që nuk kishit fatin tim,me prind mjek,e profesor.  Urime JU qe verës u   freskuat  te uji pusit, e dimrit ngroheni nga  fryma e mushkërive tuaj. Ju që su mbron askush,ju që edhe të drejtën ua paguajn me pare.Ju që zërin s'ua dijn.

   Gëzuar ditën e pare të shkollës, ju që ,të protestoni, faj nuk kini. Urime 1 Shtatori, ditë kjo, për ju shumë e veqantë,e rendësishme mbase,  e për mua, këtu në qytetin tim, të vetmin emocion që më ngjall,  mbetet grumbulli nxënësve që gjallërojn për pak orë, rrugët e zbrazta që hapur janë dëshmia kryesore e një dështimi kolektiv të shoqëris ku jetoj.   Ndonse, pa pikën e estetikës,e pa as më të voglin dallim se janë nxënës,ata uniformat ,sikur në kohës e real socializmit, pa dëshirë,i bartin qantave të tyrë, me nga dy lloj libra, që u servirin dy palët që krijojn unitetin ,vetëm atëher kur u duhet ruajtur pushtetin . (Këshilli Kombëtar, e pushteti lokal )

 "Wrong, Do it again!"

Dy fjalë, edhe TY !

 Kur linda unë,si urove prindërit e mijë,pos që kërkoje arsyen qu deshta unë ,kishin një djalë. Kur fillova e rritem,  mundoheshe të gjeja pse rrija më shumë në lagje, e pse po zgjatësha më shumë se të tjerët.  Në qerdhe  e shkollë kur shkoja unë ndjeja fëmijërin time. Rebelohesha, qaja, vritesha,vidhja,gëzohesha,luaja,pajtohesha,rrihja, më rrihnin, gënjeja,shkëlqeja,nxija,puthja,më puthnin,doja,urrehesha dhe ti vetëm gjurmoje  gabimet e mia.  I vogël më quaje  të madh dhe tani që jam i rritur më përbuz si fëmij. Unë atë që dua i bëj dhe i bëra sa herë doja, por ti me lupë sheh vetëm gabimet e fajet e mia. Jetoj qdo ditë dhe mundohem të argëtoj veten dhe të tjerët, të respektoj veten dhe të tjerët, të ndihmoj veten dhe të tjerët. Ti e urren progresin tek unë,derisa unë ende jam për ty një trafikant, një ordiner, një drogaxhi, një mashtrues, një shkërdhatë. Ti vret qelizat e trurit tënd, e quaj tru, me që e ke në kokë, ndërsa unë angazhohem e jam aktiv në punë, në qytet, në media, në jetën sociale, në politikë. Unë e kam shijuar fëmijërinë, ndërsa ti jo.Kam shijuar dhe nxënë gjithqka  nga qerdhja ,shkolla,kolegji,universiteti ndërsa ti mbete ende injorant. Kam ndryshuar  dhjetë herë, e kam për të ndryshuar dhe dhjetëra të tjera, por ti plakesh dyfish,duke mu vënë pas.

 Unë jam egoist i të ardhmes sime’ ti  je vëzhgues i defekteve të mia. Ti plakesh e rrudhesh nga poshtërsitë e tua, unë korigjoj veten sa herë dua. Dua të jem i dobishëm në maksimum, ti shpif për mëkatet e të tjerëve. Unë e njoh veten ndaj e shijoj qdo sekond të saj, njësoj kur jam, në Tiranë,Prishtinë, Beograd e kudo. E ti,vazhdo qëmto gabimet e mia, ndërsa unë vazhdoj të tregohem kurajoz dhe t’ia dal. Ti vuaj, po sikur ti janë me qindra e mijra,por prap , jeni minoranc.  Unë ia kam dalë e po ia dal.Skam qenë student gjenerate,dhe skam për të qenë më i dalluari i shkollës. Me mua mos u lodh.  I love and and i enjoy this fucking life 'cause i respect even people like you. Iam full of life!!!

Ti, sot, dil,kokën përpjet,lëpij e fshij sahanët e atyre që të sigurojn bukën, që një herë se sigurove vet. Dil, merr dhe fëmijën tat,po,po, këtë fëmijën që sot për dore solle në shkollë, dhe kërko librin ,që asnjëher se pate në dorë. Dil, dil bërtit,qaje zërin duke parë nga kryetari,duke I treguar besnikërin,që unë veq zotit i falë.

Ti,aktivist,drejtues injorant organizate,qytetar aktiv i shoqërise civile,pa pikë civilizimi në shpirtin që mban kot, ti që veprimin politike e qytetar e ndjen obligim vetëm atëher kur vjel fonde,ti që në emër të barazisë nxjerr pa barazi, dil, dil edhe ti, ngrit zërin për librin,që edhe nëse e lexon,kurr nuk e besove. Dil, edhe ti,edhe ti që sbërë gjë për vendin e punës,e as një sekond se meritove, ti që falë fëmijëve të fqiut tim,ha bukën e gojës. Dilni,protestoni,qaraveshuni, jo se ju doni,po se kshtu u thonë punëdhënsit tuaj. Dilni edhe ju, viktimat e lindjes suaj, ju që fitores,një herë si ndjet shijen. Dil, dil edhe ti,që gjumi stë vjen për punën që nuk e bën, mjek,arsimtar,ekonomist a jurist gjykate. Dil,rri bashkë,bashkë me ata që sapo ndahesh, s'le të zezë pa u thënë.

“Përgjegjëisa,ëshët më shumë se fond financiar, më shumë se obligim partiak është më shum se e drejte kombëtare, ajo nuk është materiale,është diqka njerëzore, që vjen me ditën kur lind,por për Ty, iku, që ditën kur herë të parë takove një copë letre, "paren",që as nuk e zbulove , e as nuk e zhdukë, ti ! “

   " We don't need no education ,We dont need no thought control " PINK FLOYD

Të mos harroj tu porosis,nxënës,kurdo, kur të jeni pranë tyre,thuajani profesorve tuaj,ti zvoglojn pak tarifat e kurseve të tyre,Boll u pasuaruan !

 

Opinioni i autorit nuk paraqet qëndrimin edhe të redaksisë së Portalit Informativ-TITULLI

"Të uriturit dhe të pangopurit"
Në vend të urimit për fillimn e vitit shkollor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration