Arifi: Nxënës, urime viti i ri shkollor
Lokale

Arifi: Nxënës, urime viti i ri shkollor

31.Aug.2014 22:07
0
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagp Arifi uron nxënësit duke i dëshiruar suksese në vitin e ri shkollor 2014/2015.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal,  të administratës komunale dhe në emër të  qytetarëve të komunës së Bujanocit të gjithë nxënësve t'ua uroj fillimin e vitit të ri  shkollor. Më vije shumë keq që në këtë përurim medoemos duhet përmendur edhe faktin se një pjesë e nxënësve po ballafaqohen me mungesën e teksteve dhe mjeteve mësimore dhe se ky është një hendikep i madh, por i cili shpresojmë se do të tejkalohet në saje të përkushtimeve tona”, kështu nisë urimi i kryetarit të komunës së Bujanocit, transmeton Titulli.

“Edhe pse këtë vit akademik nuk po e filloni te barabartë me bashkëmoshatarët tuaj të vendeve të Bashkimit Evropian, shpreh bindjen se në këtë vit do të tregoni suksese të larta në zotërimin e mësimeve dhe se do t'i përkushtoheni me seriozitetin më të madh procesit edukativ. Poashtu përgëzoj edhe punonjësit arsimorë të cilët shpresoj se do të japin maksimumin në misionin e tyre të shenjtë në dhënien e dijes”

Në këtë kumtesë komuna e Bujanocit njofton se edhe këtë vit ka mbështetur procesin edukativo-mësimor duke bërë gjithçka në përgatitjen e objekteve shkollore në mënyrë që krejtësisht të jetë gati me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Duke shpresuar se secili do ta kryej pjesën e vet të detyrës, si nxënësit, mësimdhënësit, ashtu  dhe prindërit, uroj që ky vit shkollor të jetë më i suksesshmi si për nga dija ashtu edhe edukata”, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi./Titulli.com/

Vuçiq: Nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës do t'i kenë librat shqip
KKSH uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration