Preshevë, tubim në mbështetje të popullit turk dhe presidentit ErdoÄŸan
Lokale

Preshevë, tubim në mbështetje të popullit turk dhe presidentit ErdoÄŸan

28.Jul.2016 00:28
0
"Nëse ka nevojë edhe në Turqi do të vij, para tankeve do të qëndroj, do të jap jetën, fëmijët dhe gjithçka që kam. Le të jetojë Turqia dhe të gjithë muslimanët në tërë botën"...

Një grup mërgimtarësh të Luginës së Preshevës u tubuan në shtëpinë e kulturës në Preshevë për të përkrahur popullit dhe presidentin turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, i cili u ballafaqua me tentativën jolegjitime për kryengritje nga pjesëtarë të forcave të armatosura turke, besnikë të organizatës terroriste FETÖ të drejtuar nga Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Ata me moton “Vetëm populli e përcakton fundin” dhe “Lugina të mbështet” porositën se Turqia udhëhiqet nga një qeveri legjitime dhe demokratike dhe se askush nuk guxon të veprojë kundër vullnetit të popullit.

Mërgimtar shqiptar dhe një nga organizatorët e protestës, Erkan Lutfiu, tha se me anë të këtij tubimi synojnë të tregojnë solidarizim, guxim dhe mbështetje për shqiptarët në Turqi, si dhe për shtetin turk. Ai shtoi se ngjarja e fundit në Turqi nxjerri në pah kulmin e inferioritetit të mediave dhe shtypit shqiptar të cilat siç tha ai, aspak nuk hezituan që t’i fryjnë zjarrit dhe propagandës së egër.

“Ky tubim solidarizues nuk duhet të keqinterpretohet, pasi që ne nuk protestojmë por vetëm përcjellim mesazhe solidarizimi me vëllezërit tanë në Turqi dhe shtetin turk”, u shpreh Lutfiu.

Mërgimtarët kishin përgatitur edhe maica me fotografinë e presidentit ErdoÄŸan, ndërsa gjatë tubimit ishin të shoqëruar edhe nga gra të moshuara dhe fëmijë.

“O Zot mos na le pa presidentit ErdoÄŸan, prandaj dhe jemi tubuar që të mbështesim atë, shtetin e Turqisë dhe muslimanët kudo që ndodhen. Nëse ka nevojë edhe në Turqi do të vij, para tankeve do të qëndroj, do të jap jetën, fëmijët dhe gjithçka që kam. Le të jetojë Turqia dhe të gjithë muslimanët në tërë botën”, u shpreh një grua, duke mbështetur fuqishëm popullin e Turqisë. /Titulli.com/

Shkrimtari preshevar reagon kundër mbështetësve të Erdoganit në Preshevë
Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës të ndarë nëse duhet të jenë nacionalistë ndaj serbëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration