Alternativa për Ndryshim distancohet nga tubimet anonime në Preshevë
Lokale

Alternativa për Ndryshim distancohet nga tubimet anonime në Preshevë

27.Jul.2016 08:07
0
"Komuna e Preshevës ka mjaftueshëm probleme të grumbulluara viteve të fundit. Ndryshimet politike që ndodhën gjatë këtij viti, nga individ dhe grupacione të caktuara nuk janë pranuar me pozitivitet. Andaj, vazhdohet me tentative të shmangies së vëmendjes nga problemet e qytetarëve tanë dhe orientimi i saj kah problemet rajonale bile edhe aso ndërkombëtare", thuhet në reagimin e Alternativës për Ndryshim.

Sipas APN-së 1ëllimi i vetëm i këtyre iniciativave është përçarja e popullatës dhe pengimi i zhvillimeve pozitive në komunën tonë. 
Andaj, Alternativa për Ndryshim me këtë rast distancohet nga çdo lloj organizimi i tillë si dhe fton elektoratin e vet dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë që në asnjë mënyrë mos të bijnë pre e ftesave anonime për tubime që si temë kanë zhvillime rajonale dhe ndërkombëtare dhe të shijojnë kohën me bashkatdhetarët tanë nga diaspora./Titulli.com.

Tahiri priti sot në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës
Shkrimtari preshevar reagon kundër mbështetësve të Erdoganit në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration