Tahiri kërkon universitet shqiptar në Luginën e Preshevës
Lokale

Tahiri kërkon universitet shqiptar në Luginën e Preshevës

26.Jul.2016 18:46
0
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri është takuar me një delegacion nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe ato të Luginës së Preshevës, transmeton Koha.net.

Tahiri është shprehur se pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e pakënaqshme sepse Serbia vazhdon me politikat e saja diskriminuese që kanë synim largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

“Kosova dhe Shqipëria kanë filluar të punojnë më shumë për t'i mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për këtë qëllim unë gjatë vizitës që kisha në Tiranë si dhe në një nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës kam kërkuar që ky angazhim i përbashkët i dy qeverive të shtohet më shumë edhe në formë të një strategjie të përbashkët për të ndihmuar zhvillimin dhe forcimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës përmes programeve konkrete në fushën e arsimit, ekonomisë dhe fusha tjera”, është shprehur Tahiri.

Më tutje thuhet se ajo potencoi sidomos nevojën e hapjes së një universiteti shqiptar në Luginën e Preshevës, duke thënë se sipas standardeve evropiane kjo e drejtë i takon pakicave.
"Atë që Serbia kërkon për minoritetin serb jashtë vendit duhet ta bëjë për minoritetet që jetojnë në Serbi", theksoi Tahiri, sepse kjo kontribuon për fqinjësi të mirë mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se Tahiri në takim është shprehur se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë disa nga marrëveshjet kanë ndikim pozitiv në përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje, siç është marrëveshja për njohjen e diplomave, marrëveshja për lirimin nga tarifat shtesë për sigurimin e automjeteve, marrëveshja për hapjen edhe të pikë kalimit kufitar mes Medvegjës dhe Kamenicës, të pikëkalimi kufitar Kapi, marrëveshja e IBM-it, etj.

“Kamberi ka folur gjerësisht për problemet dhe sfidat e shqiptarëve, veçmas për problemin e largimit të shqiptarëve në mungesë të perspektivës. Ai tha se përmirësimin e pozitës së të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kanë të gjithë obligim. Sinani foli për gjendjen e shqiptarëve në komunën e Preshevës dhe potencoi nevojën për një përkrahje më të madhe nga Kosova”, thuhet në komunikatë. /Titulli.com/

Alternativa për Ndryshim, freskim i politikës dhe krahët e saj në Bujanoc !?
Tahiri priti sot në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration