Përurohet libri me poezi "Vrapojmë drejt jetës" i poetit Jashar Esati në Preshevë
Lokale

Përurohet libri me poezi "Vrapojmë drejt jetës" i poetit Jashar Esati në Preshevë

24.Jul.2016 11:08
0
Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, sot u përurua libri me poezi "Vrapojmë drejt jetës" i poetit Jashar Esati nga fshati Miratoc, komuna e Preshevës, i cili përkohësisht jeton dhe vepron në SHBA.

Ky përurim u mbajt në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" Preshevë dhe se shpalli të hapur kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" Bilall Maliqi.
Për librin foli redaktori, shkrimtari Namik Selmani. Pati edhe diskutime: Demush Berisha, Nehat Ramizi, Rrahman Hyseni, Agron Isa Gjedia, Neki Lulaj, Shaip Bllaca, Alixhemal Salihu dhe Ibrahim Esati.
Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks" nderoi me mirënjohje për bashkëpunim Agron Isa Gjedia (kryetar i Shoqatës mbarëkombëtare Bytyçi) për bashkëpunim dhe shkrimtarin Namik Selmani për kontribut.
Pati edhe recitime poezish nga libri në fjalë, ndërsa në fund i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesmarrje të pranishmit edhe autori i librit, poeti Jashar Esati të përgatitur edhe me një koktel.

KDNJ me tribunë mbi sfidat e zhvillimit ekonomik në Bujanoc dhe Preshevë
Kushtrim Kadriu caktohet ushtrues detyre i kryetarit të Lëvizjes "Vatra" në Gjilan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration