Këshilltarët e kuvendit komunal votojnë propozimin për sheshin "Skenderbeu" në Bujanoc Foto Montazh
Lokale

Këshilltarët e kuvendit komunal votojnë propozimin për sheshin "Skenderbeu" në Bujanoc

30.Jun.2016 14:48
0
Kuvendi komunal i Bujanocit gjatë seancës e sotme ka votuar për ndryshimin e emërtimit të sheshit kryesor të qytetit të Bujanocit nga ai "Karaxhorgje Petroviq" në "Skenderbeu".

Propozimi për emërtimin e sheshit erdhi nga kryetari i kuvendit  komunal, Jonuz Musliu ndërsa është mbështetur fuqishëm edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.

Shaip Kamberi, theksoi se kjo është nevojë për barazi dhe mbi të gjitha për zhvillimin e komunës së Bujanocit.

Gjatë votimit morën pjesë pro edhe këshilltarët e Partisë Demokratike, parti e cila gjatë udhëheqjes së kaluar nuk e ka mbështet propozimin për ndryshimin e emërtimit së bashku me partnerin e koalicionit të atëhershëm Lëvzijen e Progresit Demokartik.

Më 3 mars të këtij viti janë vendosur tabelat në sheshin kryesorë me emertimet e aprovuara atëhërë në sheshin e Paqes dhe ate Karaxhorgje Petroviq.

Propozimi i kuvendit komunal për emërtimin e sheshit “Skenderbeu” në Bujanoc do të shkoj në ministrinë përkatëse në Beograd dhe pastaj mundë të shpallet vendimi, propozimi i emërtimit të sheshit të Bujanocit, u votua me 22 vota pro, dhe 14 kundër.

Më poshtë mundë t’I lexoni artikujt që lidhen me sheshin e qytetit të Bujanocit./Titulli.com/

 

As “Skënderbeu” nuk po mund t’i bashkojë shqiptarët 

Çmendet kuvendi në Bujanoc, nuk votohet “Sheshi Skënderbeu” ! 

Bujanoc: Nënë Tereza nuk kalon, mbetet Karagjorgje

Sheshi “Skenderbeu” mollë sherri në Kuvendin e Bujanocit, 2 këshilltarët e PD-së largohen nga grupi

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Valton Jakupi, regjisori i parë shqiptarë në rolin e ushtarit të humbur në filmin francez (foto)
Gjilani shënon ditën e të dëbuarve nga Kosova Lindore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration