Valton Jakupi, regjisori i parë shqiptarë në rolin e ushtarit të humbur në filmin francez (foto)
Lokale

Valton Jakupi, regjisori i parë shqiptarë në rolin e ushtarit të humbur në filmin francez (foto)

30.Jun.2016 10:21
0
Janë bërë testet e para të filmit artistik francez të metrazhit të mesëm me titull " LE SOLDAT PERDU " ( Ushtari i Humbur ) nga Produksioni Filmik Francez me seli ne Paris.

Producenti Francez Murphy  François  zgjodhi regjisorin Valton Jakupi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit që të interpretoj në këtë rol, në të cilën paraqet një ngjarje tragjike të një ushtari të humbur pas një fronti të bërë, shkruan Titulli.com.

Ushtari humbet nga koleget e tij, dhe ne një vend të huaj nuk din ku të strehohet, dhe kërkon rrugëdalje dhe shpëtim në malet e një vendi të panjohur.

Drejtoresha e fotografisë Marie Silmei që udhëtoi nga Amerika Latine për të qenë prezent në këto teste filmike, ështe shprehur e kënaqur për baskëpunimin me regjisorin Vallton Jakupi dhe është hera e parë që bashkëpunon me një shqiptar por që nuk  do të jetë edhe hera e fundit.

Po ashtu regjisori i këtij filmi, Murphy  François u shpreh se ka biseduar me kolegun Valton shumë herë për këtë projekt dhe në fund ka vendosur që ai ta luaj këtë rol, për shkak se ka shumë ngjashmëri figura e tij me ushtarin e humbur, dhe po ashtu e njohë punën e Regjisorit Valton.

Sipas deklaratës së dhënë Titulli.com , Valton Jakupi është shprehur se filmi është i metrazhit prej 25 minutash dhe do të prezantohet nëpër festivale evropian dhe botërore.

Ndërsa Jakupi ka shtuar se kanë biseduar edhe për një projekt tjetër ku do të inkuadrohen aktorë tjerë shqiptarë nga vendlindja e regjisorit Valton Jakupit./Titulli.com/

Elvis Naçi pritet nga qindra qytetarë në Preshevë (video e plotë)
Këshilltarët e kuvendit komunal votojnë propozimin për sheshin "Skenderbeu" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration